Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri një vlerësim të gjithë punës së bërë derri tani nga ekspertët shëndetësor, personeli mjekësor dhe masat e marra deri në këto çaste. Në mënyrë që të mbrohet jeta e qytetarëve, Manastirliu tha se janë të domosdoshme miratimi i akteve normative dhe ndryshime në Kodin penal pasi vetëm me disponimin e plotë ligjor mund të luftojnë me këtë armik të padukshëm dhe të mbrojtjmë jetën e qytetarëve nga COVID-19. Ministrja tha se vendi po e përballon më së mirë këtë situatë, ku në të dy spitalet COVID është zënë vetëm 14 % e kapacitetit të tyre, dhe falë masave u bë shmangia e kolapsit të sistemit shëndetësor.
"Nesër bëhen 40 ditë që Shqipëria po përballet më këtë armik të padukshëm. Vendimet e marra në kohën e duhura nga kryeministri Rama dhe qeveria shmangën kolapsin e sistemit shëndetësor. në këtë luftë shembull ka qenë rezistenca e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur veten dhe respektuar masat, por dhe puna e heronjve të vërtetë që janë në vijën e parë të fronit të luftës të përkushtuar çdo ditë dhe çdo ditë. Prej 5 ditësh fatmirësisht numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë, por ende jemi në luftë. kemi arritur të sheshojmë kurbën epidemiologjike duke gjurmuar çdo rast. Në Shkodër , Fier, Elbasan dhe Tiranë por dhe në të gjithë vendin po punohet pa ndaluar në terren. Sfidë e dytë është rihapja e kujdesshëm dhe për të kompletuar këtë strategji duhet të disponojmë të gjithë instrumentet ligjore. ndryshimet në kodin penal dhe aktet normative lidhur me situatë e epidemive na vendosin në një linjë me vendet e tjera por dhe të kalojmë fazën e tranzicionit. Gjithçka po bëhet për të mbrojtur jetën dhe sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi për ata që cenojnë jetën edhe shëndetin e të tjerëve.Ndryshimet që po propozojmë në Ligjin e Sëmundjeve Infektive, e në ndryshimet në Kodin Penal e që lidhen me situatën e epidemive, jo vetëm që na vendosin në një linjë me vendet e tjera, që këto dispozita i kanë patur të parashikuara, por mbi të gjitha nëse duam të kalojmë në fazën e tranzicionit të bashkëjetuarit më këtë Virus, do të duhet të kemi të gjitha armët për ta luftuar atë. Ndaj rritja e përgjegjësisë individuale, e ndërgjegjes qytetare është esenciale me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit publik. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi, për këdo që cenon lirinë dhe jetën", tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Seancë historike! Deputetët me maska, në rresht e ulur në lozha, qeveri-opozitë votojnë masat mbi COVID, vetëm Hajdari kundër ndryshimit të Kodit Penal
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor 2024, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor 2024, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor 2024, 15:21