Qendra shëndetësore e Gostimës në bashkinë e Cërrikut është një prej qendrave më të mëdha në qarkun e Elbasanit që po rindërtohet.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla inspektuan punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Gostimës.
“Kjo qendër shëndetësore ishte vërtet në kushte të degraduara dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme, ndaj jam shumë e kënaqur që më shumë se 12 mijë banorët e kësaj zone, shumë shpejt do ta marrin shërbimin shëndetësor në kushte dhe standard bashkëkohore”, tha Ministrja Manastirliu.
Qendra shëndetësore në Gostimë është pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore.
Sipas ministres, do të transformohet porta e parë e kujdesit shëndetësor, që është mjeku i familjes dhe me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore këtë vit do të vijohet me 120 qendra të tjera vitin e ardhshëm.
Balla është shprehur: “Po ecim shumë mirë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Besoj se sipas fjalës së dhënë, brenda mandatit do të rehabilitohen të gjithë qendrat e mëdha të qarkut të Elbasanit”.
Në bashkinë e Cërrikut këtë vit përveç rikonstruksionit të qendrës shëndetësore Gostinë është duke u rikonstruktuar edhe ambulanca në fshatin Qyrkan. Ndërsa në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca që janë përfshirë në Programin Kombëtar të Rehabilitimit të qendrave shëndetësore në këto dy vite nga të cilat 7 kanë përfunduar në vitin 2018 dhe 9 përfundojnë brenda këtij viti.
Në të gjithë vendin ka përfunduar rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe janë në proces 100 qendra të tjera dhe pika ambulancash, nga veriu në jug.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor 2024, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor 2024, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor 2024, 15:21
HALLE TE MEDHA PASKA PATUR SHQIPERIA,,,,ASNJE INVESTIM PER 30 VJET TE PAKTEN TURP,,SHYQYR QE U KUJTUAN KETA TE MAJTET...
Përgjigju