Me fillimin e vaksinimit të të moshuarve në Shkodër, këtë të martë 424 qytetarë morën dozën e vaksinave antiCOVID. Prej tyre, 46 janë të moshuar dhe pjesëtarë të stafit që kujdeset për ta.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.
Me hapjen e qendrës së vaksinimit në Shkodër sot janë vaksinuar edhe 126 mjekë dhe infermierë, ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të spitaleve të Durrësi, Krujës, e Elbasanit.
Ndërkohë ditën e nesërme do të fillojë dhe vaksinimi i të moshuarve të qendrave sociale në Tiranë. Ditën e djeshme, Shqipëria mori 7020 doza vaksinash nga kompania Pfizer teksa pret dhe 8 mijë doza të tjera në javën e ardhshme. Gjithashtu kryeministri Rama deklaroi se është duke biseduar për të arritur një marrëveshje me një vend mik për marrjen e 360 mijë vaksinave nga kompania AstraZeneca.
Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor dhe 611 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat e vaksinës. Deri tani janë kryer me dozën e parë dhe të dytë në total 1701 vaksina.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
Mundimet dhe vuajtjet e një jete aspak të lehtë, nuk ia kanë zbehur buzëqeshjen dhe mirësinë nënë Rozës, 74-vjeçares që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, e cila është sot më e mbrojtur nga COVID19, pas vaksinimit me dozën e parë, ashtu si 46 të moshuarit dhe personeli që çdo ditë kujdeset për ta në këtë shtëpi të madhe. Me nisjen e vaksinimit për stafet mjekësore, edhe në qendrën e dytë të vaksinimit të hapur në Shkodër, janë kryer vetëm gjatë ditës së sotme vaksina antiCOVID.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40