Oh çfarë torture ishte. E përzjerë me vapën e të njëjtit korrik, të së njëjtës datë por e një viti më parë. Isha i vetmi gazetar që botova dhe kundërshtova me prova paradën bajate të ish kryetarit të Gjykatës së Lartë para komisionit të Vettingut.
E mbani mend vjet, kur Xhezahir Zaganjori ia hodhi fazës së parë të Vettingut? Askush nuk e kundërshtoi këtë aprovim. As e majta, as e djathta, as opinionbërësit, askush. Madje as 800 portalet dhe as 27 televizionet...
Pasditen e 26 korrikut 2018 telefoni im u raskapit nga thirrjet dhe mesazhet. Një më ofronte, një më kërcënonte, një më ftonte, një më mallkonte, një më bojkotonte, një më miklonte:
-Hiqe artikullin kundër Zaganjorit, mos e publiko, mos e tepro!
Me fakte dhe prova ia kisha argumentuar krygjyqtarit të lartë shkollimin e frikshëm e të shtrenjtë të djemve të tij në Angli dhe Gjermani.
Isha i vetëm përballë një murri të lartë e të betonizuar të një batakçiu plak që ashtu si kolegët e tij kishte masakruar drejtësinë domestike prej gati 27 vitesh. Unë, një ish burgaxhi dhe viktimë e drejtësisë po luftoja e po luftoj me ata që tentuan të shkatërronin jo vetëm jetën time por edhe jetët, pronat, lirinë dhe të nesërmen e një kombi të tërë.
Sot kryetari i Gjykatës së Lartë shqiptare, juristi, lektori, ambasadori, profesori i drejtësisë iku si legen mes turpit dhe ndëshkimit duke na rikthyer lirinë që tentuan të na i mbanin kyçur në burgun e tyre të makutërisë.
Dhe mos harroni por kujtoni se Xhezair Zaganjori ishte kandidat edhe për president republike në vitin 2012.
Lamtumirë Zaganjor, lamtumirë plaku i veremosur që more me vete miliona brenga dhe tortura të hallexhinjve shqiptarë të cilët shpresonin te ty dhe te gjithë horrat e racës tënde për pak drejtësi. Vetëm pak drejtësi, asgjë më tepër!
Postimi i Bledi Manes
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor 2024, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor 2024, 17:57
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor 2024, 14:48
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor 2024, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor 2024, 09:13
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor 2024, 13:32
-
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
7 Dhjetor 2024, 14:03
-
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
5 Dhjetor 2024, 18:31
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44
Blrndi Mane je nga të pakt burra në gazetari me ktë dinjitet e me ktë karakter. Z O T I ta shpërbleft ty e gjith familjes tënde. Njerëz si puna jote i duhen politikës së mjeruar Shqiptare. Zaganjori siç ka emrin është ZAGAR .
PërgjigjuBravo Bledi, por mos harro te gjithe qe jane larguar jane neper bote kush ne New York e kush gjekundi. Te cilet presin nga Strasbourg rikthimin e virgjerise.!!!!
PërgjigjuTe lumte dora more djale.eh sikur te kishte me shume si ty do te ishte ndryshe Shqiperia.
PërgjigjuBravo Bledi, Shoqeria jone eshte plote me butake, e kane ushtruar prej kohesh dhe u ka dal me leverdi te ngriturit siper me lepirje, dhe bejne kompromise e nuk ndjehen. Bravo, fjala jote eshte sherbim shume i mire per vendin
Përgjigju