Qeveria kërkon që SPAK të fokusohet në hetimet kundër krimit të organizuar. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e përcolli këtë mesazh gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.
‘Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar, edhe pse ka një përparim për sekuestrimin e tyre. Ne rekomandojmë që të shihet me tjetër sy lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo ka një impakt të rëndësishëm dhe në rritjen e besimit të opinionit publik në këtë drejtim.’- tha Manja.
Manja paralajmëroi realizimin e një amnistie të plotë e cila nuk u miratua për shkak të zgjedhjeve lokale.
‘Ne dëshirën e kemi ta sjellim në tryezën tuaj, për kohën, tani sigurisht që amnistitë kanë rregullat dhe periudhën e vetë. E shtymë, një nga arsyet që spati për vitin 2023, ishte procesi 14 majit, sep po ta bënim, do thonin ja bën amnisti para 14 majit.’- tha Manja.
Ministri i Drejtësisë evidentoi uljen e krimit tek të miturit dhe rritjen e dhunës në familje apo krimeve seksuale, për të cilat tha se janë kërkuar ndryshime në kodin penal.
‘Në nenin 403-406 të procedurës penale, që personat që akuzohen për dhunë në familje, krime kundër të miturve, të mos kenë të drejtë të përfitojnë nga gjykimi i shkartuar. Do vij në komision e kuvend.’- tha Manja.
Opozita ngriti shqetësimin për krimet elektorale, por Manja tha se humbja është e hidhur.
Ministri i drejtësisë tha se në fund të vitit 2024 pritet të fillojë adresimi i çështjes së vakancave të krijuara nga vettingu në sistemin e drejtësisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
Krimin e organizuar mund t'a ndjeke dhe nje prokurori e rendomte ne se ka njerezit e duhur,kurse SPAKU duhet te fokusohet te politikanet,rrezikshmeria dhe pasurite e tyre ua kalojne shume me teper krimineleve ordinere dhe gangove.Keta te fundit edhe denohen,por politikanet as nuk hetohen,jo me te denohen,si p.sh.ceshtja Berisha-HEC-et u mbyll pa u hapur mire.Shullazi do te beje 17 vjet,Dajti do te beje 24 vjet a sa u jane caktuar,kurse Berishen e Meten,as nuk merren ne pyetje,jo me te kalojne 1 jave minimumi ne qeli!
PërgjigjuBej nej amnisti o Ulso se ngele vetem tu rrejt ca dreqin je ti
PërgjigjuCpune ke ti te orientosh Spak...te fokusohet ke politikanet..ata perktahin krimin e organizuar se hane bashke..po u pastrua politika atehere pastrohet vete cdo gje...
Përgjigju