Penalizimi me 15 pikë në renditjen e kampionatit aktual për mashtrim financiar mund të jetë vetëm fillimi për Juventusin. Procesi ndaj bardhezinjve do të jetë i gjatë dhe në axhenda ka edhe hetime të tjera për skuadrën italiane, ku më kryesorja që mund ta “groposë” për manovrimin me pagat e futbollistëve. Kjo është çështja që mund të gjunjëzojë “Zonjën e vjetër” jo vetëm se mund ta penalizojë sërish me pikë në klasifikim por edhe mund ta dëmtojë më shumë ekonomikisht.
Në sezonet 2019-2020 dhe sezonin pasardhës 2020-2021 Juventusi shtyu një pjesë të pagesave për futbollistët duke bërë që lojtarët të nënshkruanin fillimisht sikur hiqnin dorë nga ato pagesa e më pas firmosën marrëveshje për t’u shlyer. Dhe këtu më e rënda ishte se Federata italiane nuk ishte njoftuar. Por pse u penalizua vetëm Juventusi dhe jo edhe skuadrat e tjera që ishin të përfshira në hetime? Bardhezinjtë shkelën nenin 4 të besnikërisë sportive. Ishte ndërtuar ai që njihet si sistemi “Juventus” që do të thotë se drejtuesit e kaluar të bardhezinjve që janë pezulluar, po ashtu e kishin të përsëritur mashtrimin financiar.
Neni 4 I besnikërisë sportive thotë ekzaktësisht se “parimet e besnikërisë, korrektësisë dhe ndershmërisë në çdo marrëdhënie duhet të jenë të pranishme në çdo aktivitet sportiv”. Shkelja e këtij neni siç bëri Juventusi penalizohet me pikë. Vendimi i Gjykatës së Apelit në Federatën italine është një goditje shumë e madhe në aspektin sportiv. Juventusi zbret në renditje nga vendi i 3-të në të 10-tin e nga 37 në 22 pikë shumë larg zonës Champions e asaj europiane. Kjo mund të bëjë që sezonin e ardhshëm yjet e skuadrës të largohen.
Nga ana tjetër futbollistët e trajneri po mundohen të mendojnë vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës. Max Allegri ka thënë se është momenti për të qënë bashkë dhe se me 15 pikët minus për skuadrën nuk ndryshon asgjë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 12:19
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor 2024, 08:31
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Juventus - Man. City dhe Dortmund - Barcelona, Champions League premton spektakël në mbrëmje! Milan dhe Arsenal në shtëpi
11 Dhjetor 2024, 09:47
-
Manchester City udhëton në Torino me 12 lojtarë, Motta: Kam vetëm admirim për ta, ne do japim më të mirën
10 Dhjetor 2024, 15:05
-
Serie A/ Juventusi shmang turpin në shtesë, barazon 2-2 në shtëpi kundër Bolognas! Roma fiton 4-1 kundër Leçes
7 Dhjetor 2024, 20:12
-
GOLAT/ Napoli fiton me një gol dhe mban kreun e Serie A, Juventus abonohet me barazimet! Shtyhet Fiore - Inter, futbollisti shembet në tokë dhe dërgohet në spital
1 Dhjetor 2024, 16:03
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor 2024, 22:55
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor 2024, 15:31
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor 2024, 13:39