Në Maqedoninë e Veriut po shtohen rastet me koronavirus, megjithëse tani për tani nuk ka trysni ndaj spitaleve. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, çdo i katërti person i testuar për koronavirus rezulton pozitiv.
68 për qind e rasteve i përkasin variantit Omicron që është gjetur në 12 qytete të vendit. Për çdo ditë njoftohet për mbi një mijë raste pozitive, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë viktima.
Gjendja më serioze, pas Shkupit është regjistruar në Manastir, ku mbi 250 pacientë me simptoma të koronavirusit kërkojnë ndihmë për çdo ditë. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pohuar se vetëm tre ditë para se t’u paraqiten simptomat kanë pasur kontakte me persona të prekur nga virusi.
Mjekët thonë se të prekurit nga virusi i përkasin të gjitha grupmoshave, por më të përfaqësuar janë ata nga 30 deri 39 vjeç. Janë paraqitur po ashtu persona të riinfektuar, një rritje për shtatë herë më tepër në krahasim me javët e kaluara, sipas autoriteteve shëndetësore.
Në këtë periudhë nxënësit e shkollave janë në pushim dimëror, ndërsa gjysmëvjetori i dytë duhet të fillojë më 21 janar, dhe kjo po shton debatet nëse duhet të shtyhet për dy javë të tjera për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.
Një numër prindërish kërkojnë mbajtjen e procesit të mësimit përmes internetit, pa prani fizike në shkolla, ndërkohë që të tjerë kërkojnë që fëmijët të mos mbajnë maska brenda klasave dhe mësimi të mbahet në shkolla “për shkak se gjatë mësimit online nxënësit kanë humbur shumë”.
Në bazë të të dhënave zyrtare, 7687 persona e kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë. Maqedonia e Veriut duket se është ndër vendet më të prekura jo vetëm në rajon por edhe më gjërë me një shkallë të larë të vdekshmërisë nga COVID-19./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor 2024, 11:12
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor 2024, 17:39
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit
16 Dhjetor 2024, 11:09
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Siria pas rrëzimit të Assad/ Elezi për Report Tv: Vendi kontrollohet nga 3 grupe, mes tyre të paktën 60 shqiptarë nga Kosova! Shqiptari nga RMV, Avdyl Jashari, post kyç në Frontin për Çlirimin e Sirisë
12 Dhjetor 2024, 15:55
-
Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale
12 Dhjetor 2024, 15:37
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
U shpall 'non grata' si Berisha, por ndryshe nga ai, Artan Grubi tërhiqet nga politika: I nevojshëm për të ruajtur integritetin! Kam njoftuar Ali Ahmetin
12 Dhjetor 2024, 10:12
-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Kosovë! Epiqendra ishte në Prizren
12 Dhjetor 2024, 09:55
-
RMV/ Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe, nënkryetari i BDI për Report Tv: Do protestojmë pa ndalim! Betejë e fituar, po rreziku ekziston! Haklaj: E sponsorizuar nga Rusia
11 Dhjetor 2024, 19:05