Zëvendës presidenti grek i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, është shprehur se asnjë kapitull i anëtarësimit në BE nuk do të hapet me Shqipërinë, nëse çështja “Beleri” nuk zgjidhet.
Sipas mediave greke, Shcinas e ka thënë këtë ditën e sotme, gjatë një takimi në selinë e Komisionit Europian.
“Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë, nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”,- është shprehur ai.
Po ashtu, zyrtari grek ka deklaruar se deri tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Deri tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Miqtë tanë në Tiranë mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të këtij rasti”,- është shprehur Schinas.
Ndërkohë, duke komentuar vendimin për shtyrjen e gjykimit të kërkesës së Fredi Belerit për lirimin nga burgu, më 11 dhjetor, ai tha se Shqipëria rrezikon shumë nga ky rast.
“Nuk është zhvillim as i mirë dhe as i keq. Zhvillimi i keq do të ishte një refuzim i kërkesës. Shqipëria është ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të shpëtojë nëse nuk e zgjidh”,- ka thënë ai.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor 2024, 12:47
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
Qeverit Greke kan 200 vite që sillen si ARMIQ me Shqipërinë.Edhe ky nuk bën përjashtim.Ndaj duhet SHKARKUAR nga posti që mban. Nëse Terroristi Beleri do të lirohet nga burgu edhe si hajdut votash..SPAK+GJKKO+GJL..duhet të shkrihen. Greku sulmon Edi Ramën për ti bër qejfin SALIUT QË U FALI 354 KM DET. EDI RAMA nuk duhet ti ngrinte bustin MIÇOS SË MADH në Shqipëri,u tregua SERVIL..!
PërgjigjuJo 74,por 740 te dergoni,kembes t'i bini e ne vend te pelcisni,Beleri juaj ne burg ka per te qendruar!
PërgjigjuMargaritis Shqinas,dora e zgjatur e lobit ekstremist grek brenda komisionit europian,i cili ben lojen e qarqeve reaksionare greke,perfshire ketu dhe Agimin Arte Grek,anetar i te cilit eshte dhe vete Bejleri.
Përgjigju