Pogradeci është një nga zonat më të njohura në Shqipëri për prodhimin e frutit të gështënjes. Por pylli i gështenjave me një sipërfaqe rreth 700 ha 600 prej të cilavë zone e mbrojtur keqshfrytëzohet masivisht nga dora e njeriut.
Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në këtë zonë është me shqetësues në stinën e dimrit pasi pemët e prera shfrytëzohen për dru zjarri. Pylli i Gështenjave nga i cili banorët presin të marrin të ardhura pas shitjes së ketij fruti për fat të keq po zhvishet dita ditës.
Sapo shkel në pyllin e Gështenjave ballafaqohesh me trungjet dhe degët e prera. Ky fenomen mjaft shqetësues pohohet dhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Korçë. Specialisti i Gani Bego shprehet se banorët e fshatrave përreth pyllit janë shkaktarët.
“Në Pogradec ndodhen rreth 700 hektar pyll gështenje, në 600 hektar janë zonë e mbrojtur dhe 100 hektar pjesë e pyllit bashkiak. Situata vitet e fundit është bërë një problem shqetësues, dhe për ne si adminstratë e Zonave të Mbrojtura pasi persona të papërgjegjshëm kanë filluar i dëmtojnë ato dhe i presin ato për dru zjarri”, tha Gani Bego.
Bego tha se janë ushtruar kontrolle në bashkëpunim me policinë dhe gjatë 2020-ës janë proceduar penalisht 9 persona.
" Kemi bërë rreth 9 konstatime, procesverbale, i kemi çuar edhe për ndjekje në Prokurori por prap problemi vazhdon të jetë shqetësues. Domethënë çdo fshat ka persona specifik , që merren me dëmtimin e pyjeve”, shtoi Bego.
Prerja apo dëmtimi i pyjeve me ligjin e ri të miratuar në maj të këtij viti përbën vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 1 vit burgim. Duket se as ashpërsimi i ligjit nuk e ka ndalur sëpatën mbi pyje!
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43
-
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, humb jetën drejtuesi i 'Volkswagen' (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 09:02
-
Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë
5 Dhjetor 2024, 23:01
-
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
4 Dhjetor 2024, 19:26
-
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
4 Dhjetor 2024, 16:03
-
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë
29 Nëntor 2024, 13:44
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor 2024, 19:48
-
Aksident me 3 të plagosur, bllokohet për 1 orë e gjysmë aksi Pogradec-Lin (VIDEO)
14 Nëntor 2024, 16:26
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor 2024, 18:28
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor 2024, 10:00
-
37 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit! Liriku i madh i letërsisë dhe atdhetari i mbrojtjes së kombit dhe traditës së Rilindjes
12 Nëntor 2024, 09:05
MOS PRISNI GESHTENJAT MOR MASKARENJ,,,SHTOJINI ATO,,,QE TE FITONI PARA,,,APO NUK E DINI QE GESHTENJAT SHITEN NE ITALI PER COKOLLATA...
Përgjigju