TIRANË- Mbajtja peng në kushte çnjerëzore për 10 ditë e dy shqiptarëve në maj të 2022-shit në Britani të Madhe, përveç dy të dënuarve nga gjykata në Shefielld, dyshohet të ketë bashkëpunëtorë edhe në Shqipëri. SPAK dhe BKH në Shqipëri në gusht krijuan një grup të përbashkët hetimor me britanikët, të cilët në shtator mbërritën për të siguruar prova në vendin tonë.
Andi Alushi, 27 vjeç, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania u dënuan të martën e 3 janarit me nga 19 vjet e 6 muaj burg. Sipas autoriteteve, ata janë personat që i mbajtën peng 2 shqiptarët, E. R. dhe O. L., të cilët u bënë pa dashur dëshmitarë të veprimtarisë kriminale të një rrjeti trafikantësh. Sipas BBC 2 shqiptarë panë disa magazina për grumbullimin e drogës.
Siç njofton SPAK, po hetohet në Shqipëri për pengmarrjen dhe grup të strukturuar kriminal, me qëllimin për të zbuluar të gjitha fijet e këtij rrjeti që dyshohet se ka shtrirje edhe në vendin tonë.
Dy burrat shqiptarë, gjatë kohës që u mbajtën peng brenda një banese në Sheffield, u torturuan, dhunuan dhe u filmuan duke ngrënë në tasat e qenve për 10 ditë me radhë. Policia britanike, përmes hetimeve të specializuara arriti të lokalizonte vendin ku mbaheshin peng dhe të ndërhynte për t’i shpëtuar, vend ku arrestoi edhe dy personat që sot janë të dënuar me 39 vite në total. Hetimet nisën edhe pasi lituanezi u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte gjithashtu Lituania, e denoncoi rastin në polici.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26