Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza". Siç mund të shihet, efektivët dhe mjetet e blinduara duke patrulluar përreth aeroportit. Fotot nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri.
Lajmi kryesor:
Grabitja/ Policia dhe ushtria marrin në dorë sigurinë në Aeroportin e Rinasit
Ora 21:14
Mbërritja e efektivëve të Batalionit Ushtarak në aeroportin e Rinasit