Më shumë se 600 garues nga 37 vende të botës morën pjesë në maratonën e ‘Enkelanas’ të zhvilluar në Pogradec, duke krijuar emocione të forta falë një organizimi madhështor për herë të parë në këtë qytet. Vrapuesit ishin ndarë në dy disiplina: 21 km (Lin-Pogradec) dhe 10 km (Pogradec-Tushemisht), ndërsa garat ishin për meshkuj dhe femra.
Në garën më të gjatë, 21 kilometra, fitues u shpallën Diron Memushaj dhe Biljana Kiradjeva.
“Gara ka qenë shumë e bukur. Kam ardh nga Gjokava me kënaqësinë më të madhe për të garuar. Ka qenë spektakolare,”-u shpreh Diron Memushaj, maratonomak.
Ndërsa në disiplinën 10 kilometra shiritin të parët e prenë Gresa Bakraci dhe Albion Ymeri.
“Vij nga Kosova, nga Peja. Atmosfera ishte shumë e mirë pasi kishte brohoritje nga çdo cep i garës. U ndjeva shumë mirë sepse I shijoi garimet që i organizojnë shqiptarët. Mundohem gjithmonë të vij këtej dhe të jemi të gjithë bashkë për garat,”-tha Greca Bakraci, maratonomake.
“U ndjeva mirë. Koha ishte e përshtatshme për vrapim. Me punë ia dola të fitoj, por nuk kishte konkurencë të madhe për t’u munduar shumë. Isha në një zonë të sigurtë,”-u shpreh Albion Ymeri, maratonomak.
Përveç garës ky aktivitet kishte për qëllim edhe promovimin e qytetit të Pogradecit, me qëllim rritjen e potencialit turistik.
“Më pëlqen që ky aktivitet të kthehet në një traditë të vazhdueshme sepse i sjell impuls ekonomisë, por jo vetëm kaq sepse promovon zonën nëpërmjet vizitorëve të huaj sepse do jenë lajmësit më të mirë për atë që përfaqëson Shqipëria, qarku, Pogradeci dhe njerëzit,”-deklaroi Nertil Jole, prefekti i Pogradecit.
Maratona e ‘Enkelenas’ në Pogradec ka për qëllim të kthehet në traditë për qytetin.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43
-
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, humb jetën drejtuesi i 'Volkswagen' (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 09:02
-
Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë
5 Dhjetor 2024, 23:01
-
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
4 Dhjetor 2024, 19:26
-
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
4 Dhjetor 2024, 16:03
-
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë
29 Nëntor 2024, 13:44
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor 2024, 19:48
-
Aksident me 3 të plagosur, bllokohet për 1 orë e gjysmë aksi Pogradec-Lin (VIDEO)
14 Nëntor 2024, 16:26
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor 2024, 18:28
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor 2024, 10:00
-
37 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit! Liriku i madh i letërsisë dhe atdhetari i mbrojtjes së kombit dhe traditës së Rilindjes
12 Nëntor 2024, 09:05