‘Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta sipas të cilave jeton çdo komunitet!
Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që na ofron perspektiva të reja për botën, por gjithashtu na ndihmon të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish’, shkruan në një artikull gazetarja Elise Christian, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk .
Sipas artikullit, Shqipëria është renditur mes 11 destinacioneve më të mahnitshme për zbulime kulturore.
Ndërsa Shqipëria ka përjetuar një fluks turistik vitet fundit, kultura e saj rurale mbetet e jashtëzakonshme, ku shumë vendas ende jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.
Shqipëria është gjithashtu një vend me plazhe të mahnitshme, fshatra idilike, pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende të pabesueshme historike, siç janë mbetjet e Perandorisë Osmane.
Ky vend i Evropës Jugore ka gjithashtu shumë xhevahirë të fshehur.
Një prej tyre është “Syri i Kaltër” një burim misterioz me ujëra të kaltër verbues me një thellësi të panjohur .
Gjirokastra e përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005, karakterizohet nga shtëpitë prej guri që ngjajnë me fortesa të vogla dhe rrugët me kalldrëm që të çojnë në pazarin e qytetit.
Vija bregdetare e saj gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe me ujëra të thellë blu dhe vendpushime magjepsëse si Dhërmiu dhe Ksamili.
Në brendësi të vendit, do të zbuloni male të larta, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake. /ATSH
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor 2024, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor 2024, 21:27
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor 2024, 18:40
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor 2024, 13:29
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor 2024, 19:28