U largua pasi rebelët u futën në Damask, mediat ruse: Bashar al-Assad mbërriti në Moskë me familjen e tij - Shqiptarja.com

U largua pasi rebelët u futën në Damask, mediat ruse: Bashar al-Assad mbërriti në Moskë me familjen e tij

Bashar al-Assad

Bashar al-Assad mbërriti në Moskë me familjen e tij, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Rusia, vazhdon kjo agjenci, i ka garantuar azil diktatorit sirian pas rënies së Damaskut.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi burimin e paidentifikuar të thoshte: “Presidenti sirian Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u dha atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare.

Assad u largua nga Siria, pasi kryengritësit morën në zotërim kryeqytetin Damask. Ai raportohet të ketë lënë kryeqytetin sirian pasi grupi i rebelëve hyri në Damask. 


Lajmi kryesor:

Siri/ Bashar al-Assad largohet në Moskë dhe merr azil politik me familjen! Kryengritësit zotërojnë Damaskun! Biden: Mundësi historike! BE: Fundi i diktaturës


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit