Nënkryetari i këshillit rus të sigurisë Dmitri Medvedev tha se Moska mund të aneksojë rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.
"Ideja e bashkimit me Rusinë vazhdon të ketë popullaritet në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut," shkruan ish-presidenti Medvedev, në një artikull të botuar të mërkurën herët nga gazeta "Argumenty I Fakty".
Ka shumë mundësi të zbatohet nëse ka arsye të mira për një gjë të tillë," shprehet zoti Medvedev, i cili është shfaqur si një nga zërat më të ashpër politikë të Rusisë që kur forcat e saj filluan agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Moska njohu pavarësinë e dy rajoneve në vitin 2008, pas përpjekjes së Gjeorgjisë për të rimarrë kontrollin e Osetisë së Jugut që solli si rezultat një kundërsulm rus.
Edhe pse marrëdhëniet e Rusisë me Gjeorgjinë janë përmirësuar që atëherë, zoti Medvedev akuzoi Perëndimin se ka krijuar tensione lidhur me atë vend, duke konsideruar anëtarësimin e saj të mundshëm në NATO.
"Ne nuk do të presim nëse shqetësimet tona bëhen më konkrete," shkruan zoti Medvedev në artikullin që shënoi 15 vjetorin e njohjes nga Rusia të pavarësisë së dy rajoneve, duke iu referuar një aneksimi të mundshëm.
Zyrtarët gjeorgjianë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se janë të përkushtuar t'i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që do të ruante integritetin territorial të vendit.
Rusia shpalli në shtator të vitit të kaluar aneksimet e katër rajoneve të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, por asnjë nga aneksimet nuk njihet ndërkombëtarisht./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor 2024, 19:19
-
Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë
15 Dhjetor 2024, 17:28
-
Krime, mbyten dy anije ruse me cisterna nafte në Detin e Zi! Një i vdekur, shkak stuhitë e fuqishme (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 15:18