Në një kohë ku emigracioni ka boshatisur zonat rurale, të paktë janë ata që kanë zgjedhur t’ia përkushtojnë jetën mbarështimit të bagëtive. Ekrem Onuzi është njëri prej çobanëve më të vjetër në Nangë të Kukësit. Teksa moshatarët e tij loznin, Ekremit iu desh që në moshë të vogël të kulloste bagëtitë e kooperativës, nga ku nisi dhe pasioni. Sot pas 39 vitesh, numëron mbi 150 krerë dele rudë.
Por si nis një ditë e tij në livadhet e Kukësit?
“Çohem që në 6-7 deri në orën 9 të mëngjesit jam duke i rregulluar, ushqyer. U jap tagjinë, (misrin) shoh nëse kanë pirë apo jo qumësht. U heq plehin, dhe u pastroj strehën”, tha Onuzi.
Mbarështimi i bagëtive të imëta i ka rrënjët e thella për të, që nga stërgjyshi e ka të trashëguar. Tregon se vështirësitë janë të shumta, pasi është një pasion që nuk pyet për borë dhe shi.
“Çdo çoban që e merr këtë shkop dhe del qoftë me dele, me dhi apo me lopë e vështirësitë i ka më të mëdha sesa ai që është nëpunës shtetërorë. Pse? Sepse rrijnë në shi, borë, në çdo kohë”, tha me tej për Report tv.
Pavarësisht vuajtjeve të viteve të kooperativës, Ekremi ka edhe kujtime të bukura në fëmijërinë e tij, ku tregon për Report TV sesi nisi ky rrugëtim për të.
“Kam qenë çoban që nga viti ‘85, më pas nga viti 91 që ka filluar demokracia jam marr me delen rudë. Kam pasur nga30-50 krerë deri në 150 krerë që kam sot. Në vitin ‘85 kam qenë me lopët e kooperativës, pas prishjes së sistemit jam marrë me delen rudë. Dimrat kane qene te ashpër bora deri 1.5 metra, ndërsa vitet e fundin nuk mban me dimër”.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor 2024, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor 2024, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor 2024, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor 2024, 11:10
-
Morinë/ Po hynin në Shqipëri me 18 mijë franga zvicerane dhe 9150 euro cash, nën hetim 2 kosovarët
2 Dhjetor 2024, 12:07
-
Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, trashësia e borës në Shishtavec arrin deri në 50 cm! Rënie gurësh në rrugë
1 Dhjetor 2024, 10:16
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor 2024, 21:55
-
Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës
30 Nëntor 2024, 17:00