Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO”, thuhet në një deklaratë të publikuar të shtunën.
“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.
Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.
“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.
Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu "mbështetjen e fortë për Ukrainën" ndërsa shprehu shqetësimin për "intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë", si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror./ VOA
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor 2024, 08:14
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor 2024, 10:46
-
Plani 250 milionë dollarësh i Zvicrës, synon të rinovojë rrjetin e strehimeve bërthamore
15 Dhjetor 2024, 14:49
-
Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari
15 Dhjetor 2024, 11:29
-
Lufta/ 8 rusë të vrarë nga zjarri miqësor i Koresë së Veriut, luftonin krah tyre në rajonin Kurskut! Mbyten 2 anije ruse cisternë me naftë në Krime, një i vdekur
15 Dhjetor 2024, 10:00
-
Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk
14 Dhjetor 2024, 20:51
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor 2024, 19:40