Ministri Klosi vizitë zyrtare në Kosovë: Ofertë e përbashkët turistike
Shqipëria mbetet ende një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve kosovarë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi në takimin me ministrin e tregtis së Kosovës Bajram Hasani diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashët mes dy vendeve
Një ofertë e përbashkët turistike për Shqipërinë dhe Kosovën. Dakordësimi për një bashkëpunim në fushën e turizmit është diskutuar midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, gjatë takimit të mbajtur në Prizren.
Ministri Klosi tha se palët do të punojnë në ndërtimin e një strategjie në mes dy vendeve në fushën e turizmit për të realizuar një ofertë të përbashkët përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Në këtë kuadër ministri Ministri Bajrami tha se pritet që në fillim të vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëhet hapja e sezonit turistik, për tërheqjen e sa më shumë turistëve nga vendi dhe rajoni.
Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t’i japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar.
Bajram Hasani
Në takimin e tyre ministrat ndanë edhe zhvillimet më të fundit të sezonit turistik në Shqipëri. Miinistri Blendi Klosi u shpreh se është rritur me 17 përqind numri i turistëve këtë korrik krahasuar me vitin paraardhës, ku rritje ka patur edhe numri i pushuesve nga Kosova.
Kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve për të vizituar bregdetin shqiptar dhe ata me këtë besnikëri kanë përzgjedhur sivjet bregdetin shqiptar. Në Shqipëri 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri më 1 korrik sikurse vitin e kaluar,pavarësisht kushteve atmosferike që kanë qenë shumë të këqija. Në Shqipëri ka një shtim prej 17 për qind nga viti i kaluar.
Blendi Klosi
Ministri Klosi theksoi gjithashtu se duhen politika të përbashkëta për të promovuar agro-turizmin, fshatrat turistikë dhe trashëgiminë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09