Mesazhe kërcënuese ndaj ambasadave serbe, ministri i Brendshëm Daçiç: Kam marrë informacione nga Gjermania e Zvicra
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj aeroportit "Nikola Tesla" në Beograd, ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe ndaj Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.
“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Daçiq tha se Krasniqi “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe se ai “është urdhëruar” të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër".
Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.
Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”. Gjuriq tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë.
Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriqit, por nuk ka marrë përgjigje./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor 2024, 09:29
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor 2024, 09:52
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor 2024, 08:22
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
17 Dhjetor 2024, 17:34
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor 2024, 17:28