IKMT do të nisë së shpejti shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen. Ky ishte ultimatumi që u ka dhënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtuesve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Çuçi theksoi edhe njëherë se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë prandaj do të investohet edhe në pajisje të teknologjisë së lartë.
“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të mirë të IKMT dhe Policisë së Shtetit kur është fjala te kontrolli i territorit dhe në mënyrë të veçantë te ndërtimet e reja që bëhen. Veç kësaj Çuçi kërkoi që IKMT të konsiderojë po aq shumë edhe dimensionin tjetër që ka kjo strukturë, atë të mbrojtjes së mjedisit.
“Jeni po aq të rëndësishëm edhe për mjedisin sa te ndërtimet”, u shpreh ministri Çuçi.
Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor dhe po vijon ende përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Janë shembur qindra objekte pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, janë vendosur qindra milionë gjoba ndaj subjekteve dhe shumë persona po ndiqen penalisht. IKMT do të shembë gjithashtu ndërtimet pa leje edhe në zonat e mbrojtura, si dhe ato përgjatë akseve rrugore kombëtare.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:48
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor 2024, 10:45
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor 2024, 22:57
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor 2024, 12:12
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor 2024, 20:39
-
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
13 Nëntor 2024, 16:50
-
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
7 Nëntor 2024, 15:06
-
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
5 Nëntor 2024, 16:16