Ministrja Pirdeni prezanton platformën 'Transparent Albania': Çdo qytetar mund të aksesojë buxhetin e planifikuar! Transparencë për këdo se ku shkojnë paratë e tij - Shqiptarja.com

Ministrja Pirdeni prezanton platformën 'Transparent Albania': Çdo qytetar mund të aksesojë buxhetin e planifikuar! Transparencë për këdo se ku shkojnë paratë e tij

Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni prezantoi sot platformën online ‘Transparent Albania’.

Në fjalën e saj, Pirdeni e përshkroi platformën si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit "Shqipëria 2030", duke e konsideruar atë një portë unike për transparencën buxhetore dhe për lehtësimin e komunikimit me burimet zyrtare.

Çdo qytetar, shton ajo mund të aksesojë buxhetin e planifikuar dhe të shpenzuar në një format grafik dhe të thjeshtë, si dhe të shkarkojë informacionin e kërkuar.
Platforma ofron detaje të organizuara për projekte të ndryshme dhe sektorë specifikë.

'Vizioni i Shqipërisë 2030 është vizioni i përbashkët. Për të dhënë një dinamizëm Shqipëria ka marrë angazhim në agjendën kombëtare të reformave. Uke synuar të mbajmë premtimin e konferencës së qershorit transparent Albana është portë unike, që mundësojë akses të shpejtë dhe kontakt drejtpërdrejt me burimi zyrtar. TB do jetë kryefjala e kësaj platforme. Buxheti i planifikuar do jetë lehtësisht i lexueshëm me pasqyrë grafike me bazë të dhënash që rakordohen vazhdimisht. Pasqyrë e veçante edhe për projektet sipas sektorëve. Çdo qytetar do shkarkojë informacionin e kërkuar në një format të thjeshtë. Aksesi do pasqyrohet dhe tek Open Data.gov.al. programet e transparencës do jenë më lehtësisht të aksesueshme. Në frymën e garantimit për të drejtën për informim do garantohet për çdo qytetar.  Formati i përditësuar në përputhje me zyrën e komisionierit. Ky portal do kujtojë kërkesa të herëpashershme çdo koordinatori. Përpjekje kyçe rivitalizimi, e komunikimit publik.'

Pirdeni theksoi se platforma "Transparent Albania" nuk synon të zëvendësojë detyrimet e institucioneve publike për ofrimin e informacionit, por të shërbejë si një katalog unik që i lidh qytetarët me të gjitha burimet zyrtare përmes një klikimi të thjeshtë.

'Nuk është qëllimi i kësaj faqeje të anashkalojë detyrimi e çdo institucioni publik për informacion të përditësuar që të jetë i plotë. Përveç informacionit që do mbajë do jetë edhe një dritare për të gjitha institucionet publike. Qëllimi i Transparent Albania, të shërbej si katalog unik me një klikim të thjeshtë që të drejtohet në të gjitha faqet e tjera. Transparencë për çdo qytetar se ku shkojnë paratë e tij. Synon të garantoj shtetin e aksesueshëm përmes telefonit. Duhet një makineri burokratike pas kësaj, kemi nisur një dialog ku të gjithë ministritë do kenë grupe përgjegjës. Vetëm në këtë mënyrë do bëjmë kapërcimin për një qeverisje transparente.'


Lajmi kryesor:

'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit