MIRDITË- Një 68-vjeçar është goditur me makinë, ngjarje e cila dyshohet se është bërë me qëllim, e për pasojë ka ndërruar jetë. Një 68-vjeçar humbi jeten, pasi dyshohet se u përplas qëllimisht nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Bungaj të Mirditës, ndërsa viktima është shtetasi Mark Gjeta 68-vjeç banues në Bungaj.
Ai u përplas nga një automjet tip "Benz" që drejtehej nga një bashkëfshatar i tij, shtetasti Mhill Gega 60-vjeç. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarin Mark Gjeta, ndërsa policia shoqëroi në komisariat autorin e ngjarjes.
Sipas burimeve dy bashkëfshataret fillimisht janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas Mhill Gega i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ka marrë makinen dhe ka goditur për vdekje Mark Gjeta. Konfliktet mes autorit dhe viktimës ishin të vazhdueshme prej një viti.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin e qëllimshem dhe ai pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për sqaruar më teper detaje mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore.
“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip "Benz " shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, humb jetën drejtuesi i 'Volkswagen' (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 09:02
-
Mirditë/ E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i eskavatorit që po rregullonte! Ndërron jetë në vend
10 Dhjetor 2024, 15:10
-
Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas
8 Dhjetor 2024, 18:41
-
Kavajë/ Aksident tragjik në Gosë-Vilë Bashtovë! Kishte ndaluar mjetin për defekt teknik, e përplas një makinë tjetër, humb jetën 60-vjeçari
5 Dhjetor 2024, 20:25
-
Aksident me vdekje në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari! I riu nga Texas përplaset me ‘Audi’-n te Bulevardi i Ri, 4 të plagosur
1 Dhjetor 2024, 12:21
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor 2024, 13:48
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor 2024, 08:15
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20-vjeçari, nesër festonte datëlindjen
18 Nëntor 2024, 08:41
-
Konispol/ I humbur prej mbrëmjes së djeshme, bariu gjen 33-vjeçarin të aksidentuar për vdekje në mjetin e tij! Viktima baba i një fëmije dhe djalë i vetëm, ja shkaku i dyshuar (EMRI)
17 Nëntor 2024, 16:29
-
Dibër/ 60-vjeçari përplaset për vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes! E bija në lot: O babi im (VIDEO)
15 Nëntor 2024, 17:44
-
VIDEO/ Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin bashkëshortët! Makina u përplas me autobotin e ujit, plagoset dhe çifti tjetër (EMRAT+DETAJET)
14 Nëntor 2024, 07:26