Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan janë takuar sot në Stamboll, një takim që zgjati për rreth 90 minuta.
"Ne kemi shumë për të folur," tha Mitsotakis ndërsa po përgatiteshin të uleshin për drekë
“Ne do të diskutojmë gjithçka”, u përgjigj Erdogan ndërsa theksoi se "ka ende shumë çështje të pazgjidhura"
Mitsotakis dhe Erdogan ranë dakord që në prill pasi të rindërtojnë të ashtuquajturat “masat e mirëbesimit” në Ankara, të mbajnë në Selanik në shtator, Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit të dy vendeve, ndërsa gjatë kësaj kohe të bashkëpunojnë për krijimin e korridoreve humanitare në Ukrainë.
“Ne sot hodhëm themelet për një epokë më të qetë në marrëdhëniet mes dy vendeve, për përmirësimin e tyre dhe kryesisht për të bashkëpunuar për çështjet e mëdha në mënyrë që të përballojmë të gjitha sfidat”, kanë theksuar dy liderët.
Takimi mori një rëndësi të veçantë pasi Erdogan dy vjet më parë, gjatë krizës së refugjatëve në Evros, kishte deklaruar se nuk donte të ulej në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek. Dreka e konsumura mes tyre konsiderohen një lëvizje e një rëndësie të madhe.
Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, nuk pajtohen për një sërë çështjesh tepër të rëndësishme që nga hapësira ajrore, kufijtë detare në Mesdheun lindor, emigracioni dhe çështja qipriote, ndërsa shtojnë çdo vit buxhetet dhe arsenalin e tyre ushtarak.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025
18 Dhjetor 2024, 19:43
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10