Lufta në Ukrainë/ Momentet e shpërthimit në Kharkiv parë nga brenda, në qendër tregtare kishte njerëz! 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur (VIDEO)
Rritet i bilanci i shpërthimit të ndodhur dje në qendrën tregtare të Kharkiv. Deri tani fltiet për 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur, ndër ta edhe një vajzë 12-vjeçare.
Redaksia27 Maj 2024, 09:36 | Përditesimi: 27 Maj 2024, 10:31
Numri i të vdekurve nga shpërthimi në një qendër tregtare në Kharkiv që u godit nga raketa ruse është rritur në 16 të vdekur.
Këtë e bëri të ditur kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, në aplikacionin Telegram.
“Fatkeqësisht, 16 persona kanë vdekur tashmë”, tha ai.
Sipas mediave të huaja, aktualisht ka mbi 40 të plagosur, ndër ta edhe një vajzë 12-vjeçare.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të marra nga kamerat e vëzhgimit të qendrës tregtare, shihen dy punëtorë duke punuar, kur qëndra tregtare goditet nga raketa ruse.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 10:29
Borrell: Sulmi rus në qendrën tregtare në Kharkiv është krim lufte
Sulmin në qendrën tregtare në Kharkiv, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel, e ka konsideruar si krim lufte.
Ai deklaroi se ky sulm tregon edhe njëherë krimet dhe mizoritë që po kryen Rusia në Ukrainë.
“Në luftën e vazhdueshme në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake po rritet në të dy frontet, nëse mund ta quani bombardimin e një supermarketi kur ai është plot me njerëz aksion ushtarak. Sulmi në qendër tregtare në Kharkiv të shtunën e kaluar është një tjetër shembull i krimeve të luftës dhe mizorive të kryera nga Rusia”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Ne qendren tregtare ishte ber magazinim i materialeve ushtarake . Fotot treguan qe ajo nuk sherbente per civilet por e kishin kthyer ne repart ushtarak
Përgjigju
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
Po
63.1%
Jo
17.7%
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
Ne qendren tregtare ishte ber magazinim i materialeve ushtarake . Fotot treguan qe ajo nuk sherbente per civilet por e kishin kthyer ne repart ushtarak
Përgjigju