Momenti i tmerrshëm i nënës që ‘bën selfie” në shkallë lëvizëse, i bie foshnja nga dora/VIDEO
Pamjet nga kamerat e një qendre tregtare në Indi tregojnë momentin e filmuar kur një çift në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën.
Pamjet kur foshnja 10 muajshe rrëzohet
Redaksia16 Maj 2018, 10:53 | Përditesimi: 16 Maj 2018, 11:00
Një vajzë 10-muajshe ka humbur jetën pasi rrëshqiti nga dora e nënës dhe u rrëzua nga shkallët elektrike (lëvizëse), raportohet se nëna e saj ishte shpërqendruar duke bërë selfie me bashkëshortin.
Kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Indi, kanë filmuar momentin kur çifti në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën.
Sipas dëshmitarë që kishin parë incidentin, bashkëshorti i kishte kërkuar gruas së tij të bëjnë një selfie teksa ishin në shkallët elektrike, ku shpërqendrimi i tyre i kushtoi me jetë fëmijës që humbi baraspeshimin dhe u rrëzua.