Moratoriumi, kapen në flagrancë 2vetë në Kurbin, gjuanin rosa e lepuj - Shqiptarja.com

Moratoriumi, kapen në flagrancë 2
vetë në Kurbin, gjuanin rosa e lepuj

KURBIN - Komisariati i Policisë së Kurbinit ka kapur në kushtet e flagrancës në luginën e Adriatik-Patok dy persona që thyenin moratoriumin e gjuetisë duke gjuajtur për rosa dhe lepuj në këtë zonë.

Një burim policor tha për A1Report se Leonard Pëllumbi dhe Lek Gjini, banues fshati Tale Komuna Fushkuqe u kapën pas shërbimeve të fshehta të organizuara nga Komisariati i Kurbinit.

Policia ka sekuestruar imitues për gjuetinë e rosave si edhe armët e gjahut që Pëllumbi dhe Gjini i kishin pa leje. Këta të fundit janë arrestuar dhe proceduar për Shkelje të Moratoriumit të gjuetisë dhe Gjueti të Paligjshme.

Moratoriumi parashikon ndalimin e gjuetisë për një periudhë 2-vjeçare. Pavarësisht moratoriumit në zonën e Patokut sipas informacioneve të policisë vijonte sistematikisht gjuetia e shpendëve dhe kafshëve të egra.

Ky ishte dhe shkaku i ngritjes prej disa ditësh të shërbimeve të fshehta të policisë në zonë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit