Muzikali “Mamma Mia”, komedia muzikore e cila është bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor ABBA, me të cilat janë apasionuar breza të shumtë ndër vite, do të vijë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Kjo shfaqje artistike vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht
. “Mos mungoni në shfaqjen më energjike të korrikut! Sot dhe nesër, Amfiteatri i Tiranës ju mirëpret me shfaqjen “Mamma Mia” - teatër muzikor bazuar në këngët e grupit ABBA. Eja edhe ti! Biletat i gjeni pranë Amfiteatrit të Tiranës; 17:00-21:00. Shfaqja nis në 21:00”, shkruan Veliaj.
Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të njohur të artit, si Elia Zaharia, Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Endri Kaçaçi, Igli Zarka etj.
Kjo shfaqje artistike ndërtohet mbi 3 disiplina të artit, kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Komedia muzikore “Mamma Mia”, e cila realizohet me regji të Altin Bashës dhe skenografi të Iliriana Bashës, do të vihet në skenë për dy netë radhazi, më 25 dhe 26 korrik, në orën 21:00.
Biletat shiten me çmimin 500 lekë pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar ArTurbina.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor 2024, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor 2024, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor 2024, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor 2024, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor 2024, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor 2024, 10:22
-
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
14 Dhjetor 2024, 17:43
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor 2024, 10:29
-
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë
13 Dhjetor 2024, 22:01