Denver Nuggets kanë marrë fitore të vështirë në ndeshjen e pestë në përballje me Los Angles Lakers për të kaluar raundin e parë të ‘Play-Off’-it. Nuggets triumfuan me dy pikë diferencë 108-106 vetëm në katër sekondat e fundit të ndeshjes dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaluan më tej.
Jamal Murray ishte fantastik në këtë takim me 32 pikë, duke përfshirë edhe dy të fundit në ndeshje, teksa Nikola Jokic shtoi 25 të tjera.
Te Lakers, LeBron James me 30 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, si dhe Anthony Davis me 17 pikë dhe 15 kërcime nuk mjaftuan për fitore dhe ata tanimë janë të eliminuar nga ‘Play-Off’.
Në raundin e dytë të ‘Play-Off’ të NBA-së të Konferencës Perëndimore, Denveri do të luajë kundër Minesotas, e cila fitoi me lehtë si 4-0 ndaj Phoenix.
Kalimin më tej e siguroi edhe Oklahoma City Thunder, të cilët mundën 97-89 Neu Orleans dhe kaluan me lehtësi 4-0.
Oklahoma në raundin e dytë do të luajë kundër Los Angeles Clippers ose Dallas Mavericks. Rezultati në atë seri është 2-2.
Bostoni bëri një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë me fitoren 102-88 në Miami dhe kaloi në epërsi 3-1 në seri. Fituesi i atij dueli në raundin e dytë të ‘Play-Off’-it të Lindjes do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli Cleveland – Orlando (2-2).
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA Cup, Bucks dhe Thunder kalojnë në gjysmëfinale
11 Dhjetor 2024, 13:54
-
Nis sezoni i dytë i NBA Cup, sot ndeshjet çerekfinale
10 Dhjetor 2024, 14:06
-
NBA/ Fitojnë Cleveland dhe Thunder, Golden State rikthehet te 'buzëqeshja'
6 Dhjetor 2024, 14:42
-
NBA/ Krizë për Lakers, Atlanta fiton kundër Bucks! Boston bën detyrën në shtëpi
5 Dhjetor 2024, 16:01
-
NBA/ Cleveland dhe Oklahoma fitore me shije kreu, Golden State harron suksesin
4 Dhjetor 2024, 12:34
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor 2024, 12:34
-
NBA/ Phoenix i jep leksion Lakers, Milwaukee 'shkelmon' krizën! Fitojnë Bulls e Rockets
27 Nëntor 2024, 14:24
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver
26 Nëntor 2024, 11:29
-
NBA/ Orlando bën 'magji' kundër Lakers, humbje për Minnesotan! Triumf për Spurs dhe Charlotte
22 Nëntor 2024, 13:03
-
NBA/ Cleveland rikthehet te fitorja, buzëqeshin Bucks e Knicks! Golden State prin në Perëndim
21 Nëntor 2024, 13:59
-
NBA/ Cleveland e katërta skuadër në historinë e NBA që nis sezonin me 15 fitore radhazi! Dallas fiton në fund
18 Nëntor 2024, 11:51
-
NBA/ Cleveland 13-të fitore radhazi, LeBron James 35 pikë në triumfin e Lakers! Sukses për Celtics dhe Bucks
14 Nëntor 2024, 12:51