Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se është ndarë nga jeta Thoma Dhima, gazetari dhe zëdhënësi i saj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Janullatos.
Siç njofton Kisha Ortodokse, Thoma Dhima shërbeu pranë Kishës për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës "Ngjallja".
"Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës "Ngjallja".
Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezantonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.
Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shëmbullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.
Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim. Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët! Shërbesa e Varrimit do të kryhet ditën e Diel datë 18 gusht ora 12:30 në Kishën e "Ungjillëzimit" në Tiranë dhe më pas varrimi në varrezat në "Sharrë", Kombinat", - bëri të ditur Kisha Orthodoske.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arkimandri Anastas Mamaj zgjidhet Episkop Ndihmës i Krujës
9 Dhjetor 2024, 14:33
-
Imzot Joan Pelushi: Solidaritet me të varfërit dhe paqen
29 Shtator 2024, 14:54
-
Censi2023/ Kisha Orthodokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare
18 Korrik 2024, 17:19
-
Tiranë/ Zhvillohet meshë përshpirtjeje në kujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve
30 Qershor 2024, 17:58
-
Doli në qarkullim libri 'Kryepiskopi Anastas, Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende'
10 Qershor 2024, 15:53
-
Riatdhesimi i Fan Nolit ‘përplas’ vatranët, Lumaj: S’e lejon Kisha Ortodokse! Myrtezani: Kolosi më i madh shqiptar, do e kthejmë në shtëpi
15 Dhjetor 2023, 20:30
-
Censi i popullsisë dhe banesave, KMSH dhe Kisha Ortodokse apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare
17 Shtator 2023, 13:02
-
Historiku i bashkësisë ortodokse të Tiranës
2 Korrik 2023, 10:18
-
Pashkët ortodokse, fluks në pikat e kalimit kufitar me Greqinë! Mbi 5600 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica
15 Prill 2023, 09:49
-
Pashkët/ Kryepeshkopi Anastas kujton luftën në Ukrainë dhe tërmetin në Turqi: Gëzimi i kësaj feste të na çlirojë nga hidhërimi dhe mjegulla
14 Prill 2023, 14:27
-
Ristrukturimi i Kishës së Prokopit në Tiranë, reagon arkitekti: Dikush ta ndalojë këtë marrëzi të panevojshme, nuk ka lidhje me projektin origjinal
13 Janar 2023, 18:16
-
Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Durrës fiton 16-vjeçari: Ia dedikoj xhaxhait që ka ndërruar jetë
6 Janar 2023, 11:14
Ekam njohur,,njeri shume i sjellshem dhe ndihmues,,,ngushellime familjes...
Përgjigju