BRITANI E MADHE- Qeveria britanike nën rrezikun e “pushtimit” nga vala e tretë e COVID-19, ka ndaluar udhëtimet jashtë vendit, përveç se në raste emergjente.
Shkelësit e këtij rregulli të ri, i cili do të hyjë në fuqi pas votimit në parlament javë e ardhshme, do të gjobiten me shumën prej 5 mijë paund.
Ndalimi mendohet se do të qëndrojë në fuqi deri në 17 maj për britanikët.
Lidhur me masën e re anti-COVID ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock i cili tha se kjo ka ardhur në kuadër të parandalimi dhe minimizimit të infektimeve me COVID-19 dhe shmangies së rrezikut të procesit të vaksinimit.
Hancock disa ditë më parë bëri publik lajmin e mirë dhe shpresëdhënës së në Britani tashmë është vaksinuar gjysma e popullsisë dhe se procesi po ecën siç duhet, megjithatë nuk duhet të hiqet dorë nga lufta kundër COVID-19, pasi ajo ende nuk ka mbaruar.
Rregulli i ri anti-COVID, i shoqëruar nga sanksioni do të përjashtojë vetëm persona të cilët përmes një formulari të posaçëm do të pasqyrojnë 1 nga arsyet e parashikuara si të lejuara.
Përjashtim do të përbejnë vetëm arsyet shëndetësore, të punës apo ato të shkollimit.
Pavarësisht se gjendja epidemiologjike ne vend ka filluar të stabilizohet dhe procesi i vaksinimit po ecën me hapa të sigurt, qeveria britanike përmes masës së re anti-COVID ka qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08