Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ndërtuesi Behgjet Pacolli jep detajet: Një projekt madhështor
Projekti për Aeroportin e Vlorës
Të premten e kaluar u njoftua se oferta fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryesohet nga Mabetex Group, në pronësi të biznesmenit dhe politikanit nga Kosova Behgjet Pacolli.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook", vetë Pacolli ka shkruar sot detaje në lidhje me projektin. Ai ka thënë se ky është një projekt madhështor. Pacolli ka sqaruar se në fazën e parë në periudhën 2-vjeçare do ndërtohet godina e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën mbi 103 milionë e 500 mijë dollarë. Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona € . Ndër të tjera, ai thotë se ky projekt konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon.
"Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe. Në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona €. Ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit", ka shkruar Pacolli.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konventa e Bernës thirrje qeverisë shqiptare: Ndalni ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, rrezikohet biodiversiteti në Lagunën e Nartës
10 Dhjetor 2024, 17:05
-
Fatos Çoçoli: Pse është dyfishuar vlera e pronave në Akërni?
9 Dhjetor 2024, 09:18
-
Media amerikane ‘Travel off Path’: Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse dhe vendpushime të qeta
4 Dhjetor 2024, 08:29
-
Vlorë, rritet vlera e tokave pranë aeroportit të ri ndërkombëtar, hapet verën e ardhshme! Agjenti imobiliar: Biznesmenët kërkojnë të investojnë
1 Dhjetor 2024, 16:03
-
Behgjet Pacolli zbulon detaje për jetën personale: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore
29 Nëntor 2024, 09:32
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët panë se si babai shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhej më lehtë vrasja
17 Nëntor 2024, 15:58
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor 2024, 18:19
-
Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve
20 Shtator 2024, 21:01
-
Analiza e Fatos Çoçolit: Aeroporti i Vlorës, shpëtimtari i Jugut turistik
14 Gusht 2024, 14:14
-
Transporti Ajror low- cost, dhe roli i Aeroportit të Vlorës si 'kaskadë' e manaxhimit të një turizmi të qëndrueshëm
10 Gusht 2024, 15:13
-
Pamje nga lart të Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Pista gati në fund të vitit për t’u futur në testet e çertifikimeve evropiane
9 Gusht 2024, 08:48
Aeroportin duhet ta bente vete shteti shqiptar o hajvane komentues,,dhe te mrnaxhohej nga vete shteti,;qe te ardhurat te hynin ne buxhet,,,qe te lanim borxhet,,,Aeroportet ,,portet,,nafta,,mjekesia,,uji,energjia,,telefonia,autostradat,,minierat,,duhet re jene nen kontrollin e shtetit,,por kjo gje do dhe nje administrate te afte dhe te pakorruptueshme..jo si kjo e rames...,...//
PërgjigjuKur do jepet Korça? Një aeroport në korce merr edhe pass gjete të Thessaloniki
PërgjigjuPer mendimin tim aeroporti i Sarandes nuk duhet te bohet pse!me berjen e tunelit nga Vlora ne Sarande rruga shkurtohet shum dhe nga Vlora per Sarande duhet te bohet me rrugen e re per 1 ore prandaj aeropoti i Sarandes eshte shpenzim i pa nevojshem per mendimin tim.
PërgjigjuLe ti marrin greket eurot me aeroportin e korfuzit e me aliskafet korfuz sarande 2 milioni euro ne muajte e veres me turistat me destinazione saranda
Gabim keni bere qe i keni dhene ketij maloku te ndertoje aeroportin...
Përgjigjuhahahha mir ja ke then janit ta kish mar jani derziu me mir
Nuke esht malok Por vellaj jon prej kosove. nuk Ka rendesi se nga osht poka rendesi te bohet nje pune e mire per gjith popullin shqiptaret duhen nje aeroport në jug Por dhe nje në sarande. Ishalla bohet
O Jani Po pse se more ti a derëzi se do kishim shpëtuar