Projekt shkatërrues e ka cilësuar dega e PD në Shkodër ndërtimin e ndërtimin e Rozafa Toëer në Shkodër, një projekt që u prezantua më 16 korrik nga kryebashkiaku Benet Beci dhe kryeministri Edi Rama.
Nënkryetarja e degës së PD Irena Shestani, u shpreh se për projektin nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka pasur as shqyrtim nga ana e ekspertëve.
“Qeveria që Shkodrës së kulturës e dijes i solli diskrimin më të madh ndër shqiptarë që në vitin 2013, na paraqitet sot me këtë projekt monstruoz, i cili njësoj si pushteti popullor i komunistëve ka vetëm një qëllim: shkatërrimin dhe fshirjen e memorjes kolektive që familjet shkodrane kanë ruajtur për breza të tërë. Bashkëqytetarë të nderuar, projekti i kullës shkel në mënyrë flagrante Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar nga KKT më 16 tetor 2017. Ky projekt nuk është shqyrtuar nga ekspertët dhe nuk është sjellë në dëgjesa publike ku duhen të dëgjohen zërat dhe shqetësimet e qytetarëve shkodranë, që, siç e kemi ndjekur të gjithë këto ditë, janë të shumta”, tha ajo.
Shestani tha se po synohet që të zhduket trashgiminë dhe identiteti i këtij qyteti.
“Në një kohë kur shkodranët po përballen me emigracionin masiv, varfërinë e rrënjosur dhe korrupsionin e përhapur, kjo kullë na paraqitet në mënyrë cinike si zgjidhja e problemeve të qytetit tonë. Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që synojnë të zhdukin identitetin e rrënjosur thellë të qytetit tonë. Shkodra ka një traditë qe nuk mund të humbë, që nuk duhet të humbë dhe nuk duhet lane me humbë thoshte shkodrani i madh, Arshi Pipa”, tha ajo.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
O zot kush proteston????Ajo parti qe vau 4 shkodran dhe e dogji ate!!!!!Ato drejtuan Shkodren per 32 vite e derguan Shkodren ne "komo" nga nje nder qytetet kryesore shqiptare,ne nje qyteze me shume njerez pa te ardhme e per te ardhun keq.Levizja e ndryshimet demografike ne Shkoder e shkaterrimi i Shkodres (apo sic thojne shkodranete vjeter katundarizimi i Shkodres) pikerisht gjate drejtimit te Shkodres nga kasnecat Berishian.Vec nje idiot mund te vendos ne dyshim prefesionalitetin e stidiove artitekturale me te mira ne bote qe ndertesat moderne apo rikonstruksionet nuk jane ne funksion me ndertimet per rreth.Po, po ka cfare te zhduket nga siperfaqja e qytetit te Shkodres pikerisht lagja Skanderbeg(afganista shkodran)Ndihmojeni Benetin ,ai nuk asht partiak por i lindur per te ringritur e rikonstruktu.Quteti nuk asht as i tij as i PD berishiane.Ai eshte i te gjitheve qe Shkodra jone qe tashma ka filluar te "zgjohet" te bahet "ZOJ E RANDE".Te lumte kryetari i Bashkis Benet Beci ku per pak muaj qyteti ndigjon fuqishem punen tande per ndryshimin e qytetit.
Përgjigjureagun kta t prapambetunit. po iu vjen inat qe po bahet shkodra qytet ma nfund
Përgjigju