TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë arrest në shtëpi, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023. Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Kërkesa e Malltezit për shuarjë të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.
Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. më 3 prill Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
Një ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend. Berisha, edhe pse nuk ndalet në betejat ligjore për të hequr masën e sigurisë dhe për të shkuar në Kuvend, të gjitha të rrëzuara nga hallkat e sistemit gjyqësor, vijon të shkelë vendimin e gjykatës i cili thekson se i lejohet komunikimi dhe takimi vetëm me familjarë me të cilët ai jeton. Pas dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok dhe gazetarit të Rai-t, në shtëpinë e Berishës ka hyrë Çun Lajçi, ditën kur ky i fundit i recitoi poezi me lëvdata Berishës poshtë ballkonit.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Berisha i sulmon të gjithë: Blinken grusht shteti ndaj opozitës me Dumanin, Soros monstër, Lu dhe Vlahutin ushtarë të tij! Unë me një apartament, kreu i SKAP ka tre
16 Dhjetor 2024, 13:02
-
Prej 3 vitesh 'non grata' nga SHBA, Berisha fantazon: Do heq vizat me Amerikën për të gjithë shqiptarët
15 Dhjetor 2024, 18:43
-
E paprecedentë! Sali Berisha rrezikon gruan e kreut të SPAK, Altin Dumani! E ekspozon ndaj krimit
14 Dhjetor 2024, 15:06
-
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, i 'var' shpresat te Trump! Lajmëron protestën tjetër, kryetari i PD-së: Në 23 dhjetor bllokojmë totalisht Tiranën
13 Dhjetor 2024, 21:05
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30