Në ditët në vijim Parlamenti Evropian do t'i kërkojë Këshillit caktimin e datës së mbajtjes së Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë
Edi Rama, David Sassoli dhe Taulant Balla
Parlamenti Evropian do të diskutojë në ditët në vijim dhe pritet të miratojë Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë në PE Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla thekson se raporti rikonfirmon vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.
"Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë", ka shkruar ai.
Taulant Balla, i cili mban edhe pozicionin e zëvendëskryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, gjatë pjesëmarrjes së tij në Këshillin e Stabilizim Associmit, në Bruksel, zhvilloi takime me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, Raporteren për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe nënkryetarin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane, eurodeputetin, Andrey Kovatchev.
Balla informoi eurodeputetet mbi përditësimet e fundit në përmbushjen e kushteve të vendosura për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Lidhur me draft raportin e Parlamentit Europian, Raporterja për Shqipërinë, Santos u shpreh gjatë takimit me Ballën se ky draft është hartuar për të qenë një raport sa më transparent, i drejtë dhe racional. Raporterja theksoi se amendamentet e bëra nga grupet e ndryshme politike janë kryesisht pozitive. Gjithashtu u bë me dije se më datë 04 mars 2021, draft raporti do të paraqitet në seancën e radhës së Komitetit të Politikes se Jashtme të Parlamentit Evropian.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50