Festimi me shqiponjën dykrenare nga Xhaka dhe Shaqiri duket se ende ka mbetur thellë në memorien e serbëve.
Irona e fatit solli që Zvricra dhe Serbia të përballen sërish pasi shorti i Botërorit 'Katar 2022' i vendosi përballë njëra-tjetrës, sëbashku në grup me Brazilin dhe Kamerunin.
E përditshmja serbe, “Kurir.rs”, teksa analizoi këtë përballje, e shfrenoi totalisht fantazinë, duke e cilësuar Granit Xhakën si zviceran me origjinë nga Serbia.
Në një artikull të botuar dje (1 prill 2022, ora 20:53), media serbe shkruajti se Graniti ka lindur në Serbi në Podujevë, por ka shkuar herët në Zvicër me prindërit e tij dhe ka luajtur për kombëtaren helvete.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Titulli i gazetës serbe është një pasojë e nacionalizmit radikalë serb që është dominon shtetin fqinj.
Përgjigju