Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar Alma Hoxhën në Bashkinë e Përmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Në një video të publikuar në Tik Tok, kreu i qeverisë e përshkruan Hoxhën si personin që nuk u ndahet investimeve dhe ndaj Përmeti ka përfituar shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Pas falenderimit që bën Hoxha, Rama i thotë se mendoi që do të kuptonte fjalët e tij si mundësi rikandidimi.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Kjo është Alma, kryetarja e Bashkisë Përmet, zysh Alma, e cila ka një meritë ndër të tjera, por kryesorja është që nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë, ajo e Përmetit ka përfituar më shumë fonde evropiane. Sepse Alma u qepet dhe nuk u ndahet fondeve, gjë që ka bërë që edhe fondet për Përmetin të rriten. Dhe ky është një nga hotelet më të bukura në Përmet, Alma përshëndeti pak.
Alma Hoxha: Ju përshëndes të gjithëve, shumë faleminderit për vlerësimin, unë këtë vlerësim e kuptoj si më shumë përgjegjësi, më shumë të mira për Përmetin.
Edi Rama: Thashë se do thojë e kuptoj si rikandidim (qesh).
Ndërkohë emrat e tjerë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste janë Armando Subashi për Bashkinë Fier, Eriselda Sefa për Bashkinë Lushnje dhe Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë.
Ndërsa Dritan Lelit, aktualisht kryebashkiak i Vlorës, PS nuk do t'i japë mundësi tjetër.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
Qesh ne fund, rikandidim hahahahhaa
Përgjigjuu qepet dhe nuk u ndahet borxheve, marrin borxhe pa hesap gjasme fonde nga europa, ah populli i shkret shqiptar qe e genjejne 24 ore me shprehjen fonde, keshtu genjyen edhe greqine edhe e pate se cfar ndodhi, ed rama ti je njeri i degjenruar dhe i denuar nga populli shqiptar dhe kete do ta mesosh dhim shpejt.
Përgjigju