TIRANE-Pas kthimit nga Gjermania, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla shprehet optimist se Berlini do të japë ‘OK’-in për hajen e negociatave në qershor për Shqipërinë.
Balla thotë se Angela Merkel për shqiptarët është simbol besimi, ndërsa përsa i përket kritikave të deputetit Krichbaum, ai bën fajtor Bashën.
Sipas Ballës, Gunther Krischbaum beson më shumë përrallat e Lulzim Bashës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Te dashur miq, gjate dy diteve te qendrimit ne Berlin si pjese e delegacionit te Kryeministrit Edi Rama, por edhe ne kontakte te meparshme, kam krijuar bindjen se ne Bundestag-un gjerman ka mbeshtetje te forte per zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu per vijimin e procesit per Shqiperine. Sigurisht ne nje prej parlamenteve me serioze te Evropes, respektohen procedurat dhe u jepet kohe te gjitheve per te marre pjese ne nje debat te rendesishem si ky. Prandaj as e kemi pritur dje dhe as presim qe Bundestagu gjerman te thote “PO!”-ne e shumepritur pa ezauruar fazat e procesit vendim-marres.
Sigurisht qe ka edhe deputete qe jane kunder, nder 698 anetare te Bundestagut. Per shembull deputetet e AFD jane kunder BE ne teresi. Po ashtu ka tek-tuk edhe deputete te koalicionit qeverises qe jane shprehur qarte kunder apo pro qysh tani. Nje ze (deri tani i vetem) kunder brenda CDU-se, eshte edhe deputeti Gunther Krischbaum, i cili ne fakt e ka pritur me shume respekt kryeministrin dhe delegacionin tone dhe e ka drejtuar seancen me te gjithe korrektesen qe karakterizon Bundestagun. Por ka qene po ashtu e qarte nga nje nderhyrje e tij shume e shkurter ne fund (si dhe nga cfare ka thene me pare e me pas publikisht) qe zoti Krischbaum beson me shume perrallat e Lulzim Bashes, se sa Raportin e Progresit te Komisionit Evropian! Per kete ne nuk mund t’i veme asnje faj deputetit gjerman, perderisa shejtanin ne barkun e tij e kane futur koleget tane opozitare nen drejtimin e Lulezim Bashes... I cili ndryshe nga cfare ka propaganduar ketu kur ndodhi ajo qe nuk donte, pra rekomandimi pozitiv, atje ka lene kokrren e namit me te zezat qe ka thene per Shqiperine!
Megjithate une jam kthyer nga Gjermania me bindjen se Shqiperia ka nje shumice te mjaftueshme mbeshtetese nder 698 anetaret e Bundestagut dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme. Shqiperia ka tek Kancelarja Angela Merkel nje simbol te besimit tone tek Europa, duke e shnderruar po ashtu Kancelaren ne nje simbol simpatise se popullit shqiptar per popullin gjerman. Pse jo, nder vite tashme te njejte me simpatine per “Die mannschaft”.
Taulant Balla
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Sa her qe leshon te tilla deklarata ky druri qershise, aq her me perfytyrohet skena e aldo bumcit ne bruksel, qe çirrej dhe ulerinte dhe kerkonte medoemos qe mos te ja nisin negociatat.
PërgjigjuNuk eshte se populli duhet te shqetesohet nga spiegime e analiza bajate te ketij soj deputeti.Cdo evropian dhe cdo shqipetar e dine shum mir se ,as shqipetaret s'mund te bejne as gje me shum ,dhe as evropianet s'mund ta lene shqiperine jasht BE.Ne komunizem ,mireshin individe nga populli i varfer,e beheshin ministra ;E si rezultat varferuan gjith SHqipetaret.
Përgjigju