Bullgaria është një tjetër shtet që bën thirrje për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një gabim historik nëse nuk i lejojmë t’i fillojnë negociatat. Ai ka shtuar se kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane.
“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.
Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.
“Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.
Lajmi kryesor:
Mediat italiane: Franca vendosi veton për negociatat! Presidentja e KE: Më vjen keq për Tiranën dhe Shkupin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor 2024, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
BE-ja angazhohet për integrim konkret për vendet e rajonit
14 Dhjetor 2024, 22:00
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32