Më 15 tetor, Shqipëria pritet të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut.
Lidhur me këtë zhvillim, ka raportuar nga Strasburgu korrespondentja e Report Tv Monada Mehmetaj, e cila në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se në datën 15 tetor do të jetë hapja e kapitullit të parë të negociatave të Shqipërisë.
Sipas saj dhe Maqedonia e Veriut po punon që të hap kapitullin e parë të negociatave në të njëjtën kohë me Shqipërinë.
“Do kemi hapjen e kapitullit të parë në datën 15 dhe javës që vjen do të mblidhemi dhe do shohim se si do të jetë agjenda. Edhe Maqedonia po bënë të pamundurën që të ketë një fillim njëherësh me Shqipërinë”, tha ajo.
Teksa raportoi lidhur me mbledhjen e seancës parlamentare që u zhvillua sot në Këshillin e Europës, Mehmetaj tha se u diskutua edhe lidhur me ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.
Ajo tha se munguan përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.
“Sot në Këshillin e Europës ka qenë një seancë e Asamblesë parlamentare dhe është folur për Maqedoninë dhe raportet që e çuan në ndarje nga Shqipëria për integrimin në BE. Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut bëri një panoramë të politikës së jashtme. Në seancën parlamentare nga 17 folës nga vende të ndryshme, 4 prej tyre ishin që përfaqësues të shtetit të Bullgarisë, dhe pati shumë interes për ato që u thanë, po nuk kishte folës nga Shqipëria dhe Kosova”, tha ajo.
Sa i takon të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, Mehmetaj u shpreh se asnjë përfaqësues nga Shqipëria nuk ishte në seancë për të ngritur këtë problem.
“Asnjë përfaqësues i yni nuk ishte që të ngrinte një pyetje, nuk patëm asnjë përfaqësues që të ishte në këtë seancën parlamentare, një përfaqësues i Kosovës edhe pse s’është anëtare e këshillit të europës, as ai nuk ishte në sallë. Foli Kroacia, Serbia, Greqia, ndërsa nga ne duhet të ishte një përfaqësues i joni që të bënte pyetje lidhur me të drejtat e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: Shteti të ndërhyjë! Gjata në lot: Turp po e shfrytëzojnë! Duhen pensione dinjitoze për artistët
16 Dhjetor 2024, 20:07
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor 2024, 19:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor 2024, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34