TIRANE-E ndërsa protesta e studentëve vijon prej 16 ditësh, fakulteti i Ekonomisë ka vendosur shtyrjen e sezonit të provimeve dhe mospagimin e tarifave deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga qeveria.
Gjithashtu Fakulteti deklaron se do të bëjë transparencë të plotë të financave, rivlerësim akademik, performancën në mësimdhënie në fund të cdo semestri, rifunksionimi i sallave laboratorike, por edhe zerim të tarifave të brendshme (listë notash dhe vërtetimesh).
Fakulteti premton praktikën për studentët që nuk e sigurojnë dot, ndërtimin e kampusit, por bazuar te premtimi i kryeministrit dhe nisjen e një plani për të gjitha kërkesat e studentëve që varen nga dekanati.
Vendimi është marrë në datë 17 dhjetor në mbledhjen mes studentëve dhe dekanatit, ndërsa protesta e studentëve vijon në ditën e 16-të edhe pse kryeministri Edi Rama premtoi dje se që nga muaji janar i vitit tjetër do të paguajnë 50% të tarifës, ndërsa është dakord në parim edhe për pikat e tjera, por kërkon dialog.
![](http://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5c1a01da074ddvendimi per shtyrjen1.jpg)
Vendimi i Fakultetit të Ekonomisë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomiku në krye! E zgjedhin 45% e maturantëve! Dekani Kule: Regjistrimet me 3 raunde vonojnë vitin e ri akademik, duhet ndryshuar
29 Gusht 2022, 11:32
-
Pas 9 vitesh rikthehen doktoraturat tek Ekonomiku, 119 doktorantë në 6 departamente, dekani Kule: Punimet, konkrete
6 Qershor 2022, 18:53
-
Protesta e studentëve për rikthimin në auditore, ISHP: Rrezikojnë infektim me COVID (VIDEO)
3 Nëntor 2020, 17:16
-
Covid/ Studentët protesta në Athinë, bomba molotov dhe përplasje në rrugë
1 Tetor 2020, 15:09
-
Rama: Shumë shpejt do të çelet gara për kampusin e ri Universitar te Qytet Studenti
1 Korrik 2020, 13:31
-
Problemi i diplomave për studentët e ekonomikut/ Ministria e Arsimit i jep të drejtë Kules! Urdhër Konit: Firmosi menjëherë
26 Qershor 2020, 10:13
-
Protesta e maturantëve, pedagogia Skënderi: Testi s’duhej të ishte vetëm me alternativa! Plot me gabime drejtshkrimore e pjesë të përkthyera
13 Qershor 2020, 20:47