Nis gjyqi i Senatit për fajësimin e ish-Presidentit Donald Trump. Gjyqi i cili filloi në orën 13:00, në orën lokale do të ketë deklarata dhe debate të hapura midis menaxherëve të Dhomës Përfaqësuesve dhe avokatëve mbrojtës të Trump, ku diskutimi pritet të zgjasë për rreth 4 orë në total.
Senati më pas do të votojë me shumicë të thjeshtë nëse gjyqi është kushtetues, i cili u pohua 55 pro-45 kundër në një votim të ngjashëm muajin e kaluar. Nëse shumica e Senatit thotë se gjyqi është antikushtetues, gjë që nuk pritet të jetë rasti, atëherë gjyqi i fajësimit do të pushohet menjëherë.
Zyrtarët demokratë kanë nxitur mbajtjen e gjyqit edhe pse shumë republikanë i kanë quajtur përpjekjet e tyre jokushtetuese tani që Trump ka lënë detyrën. Trump nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit 2020, duke pretenduar se zgjedhjet u manipuluan në favor të rivalit demokrat. Megjithatë, avokatët e tij nuk paraqitën fakte bindëse për manipulimin, çka bën që gjykatat të refuzonin nisjen e proceseve penale.
Trump i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka refuzuar thirrjen për të dëshmuar para Senatit. Por demokratët thonë se do të paraqesin fakte bindëse që e inkriminojnë ish-presidentin. Nëse shpallet fajtor Donald Trump-it i hiqet e drejta të kandidojë për një mandat të dytë presidencial, ose të zgjidhet në poste publike si dhe i hiqen privilegjet si ish-president.
Lajmi kryesor:
Për të parën herë në historinë e SHBA, nis gjyqi i dytë për fajësimin e Trump! Akuzohet se nxiti trazirat e dhunshme në kongresin amerikan
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12