KANADA- Një sulm kibernetik ka prekur Ministrinë e Jashtme të Kanadasë pak pasi Ministrja e Jashtme, Melanie Joly u zotua se do mbronte Ukrainën ndaj agresioneve ruse.
Incidenti u zbulua të mërkurën e kaluar një ditë përpara se agjencia kanadeze e inteligjencës të thoshte se operatorët e rrjetit të infrastrukturës kritike duhet të rrisin mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve të sponsorizuara nga shteti rus.
"Shërbimet kritike ... janë aktualisht duke funksionuar. Disa aksese në internet dhe shërbime të lidhura në rrjet nuk po funksionojnë aktualisht," tha një deklaratë nga Bordi i Thesarit, i cili ka përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet e qeverisë.
"Nuk ka asnjë tregues nëse ndonjë departament tjetër qeveritar është ndikuar nga sulmi," tha ai, duke shtuar se nuk do të jepeshin më shumë detaje.
As Bordi i Thesarit dhe as Ministria e jashtme nuk u përgjigjën kur u pyetën nëse aktorët rusë ishin përgjegjës. Kanadaja ka marrë një qëndrim të fortë kundër ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas. Otava flet rrallë për hakimet në sistemet e saj. Në vitin 2011, zyrtarët thanë se "një aktor shumë i sofistikuar kinez i sponsorizuar nga shteti" kishte hyrë në një organ udhëheqës kërkimor. Pekini e mohoi. Në vitin 2014, një ish-ministër i kabinetit kanadez tha se operatorët kinezë dyshoheshin se kishin sulmuar Bordin e Thesarit dhe ministrinë e financave në vitin 2011.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor 2024, 18:08
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor 2024, 08:14
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58