Mbart mbi supe historinë, por sot Shpella e Trenit në parkun Kombëtar të Prespës, është drejt degradimit prej mungesës në vite të investimeve.
Shpella karstike pranë Parkut Kombëtar të Prespës, një vlerë e rrallë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, dita ditës po dëshmon degradimin. Tërësisht e pambrojtur, dëmtimet e mureve të shpellës së Trenit, shtresave kulturore, stalaktideve dhe stalakmideve, janë të dukshme.
Shkatërrimit nuk i kanë shpëtuar edhe dyert, të cilat dikur u vendosën për ta mbrojtur. E gjithë kjo pamje ngre kambanën e alarmit për reagimin e institucioneve ndaj këtij monumenti, i cili mbart historinë dhe mënyrën e jetesës së banorëvë që nga neoliti i hershëm.
Prej tre vitesh ekziston në letër një projekt restaurimi i Drejtorisë së Trashëgimisë dhe Kulturës në Korçë, por nuk është miratuar ende fondi nga Ministria e Kulturës.
"Kemi miratuar një projekt para 2 vitesh që konsiston në rrethimin e shpellës me elementë druri, elementë që nuk dëmtojnë aparencën e shpellës, kemi propozuar vendosjen e një sinjalistike me standardet e duhura që pasqyron të gjithë rrugëtimin dhe elementët shkencorë që shpella ka në brendësinë e vet, ndërkohë ka patur edhe disa hapësira qëndrimi që janë realizuar me materiale guri, materiale të lehta, pa ndërhyrje betoni apo struktura të tjera. I bëj thirrje institucioneve që të gjendet mundësi për ta financuar dhe rehabilitimi shpellës dhe vendosja e sinjalistikës do ta ruaj dhe do t'i japë më shumë informacione turistëve për vlerat që ajo mbart", tha Gjergji Koki, Drejtor i Trashëgimisë në Korçë.
Shpella e Trenit ndodhet në Devoll e njohur si “Gryka e Ujkut”, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Përfaqëson një shpellë karstike dhe është e gdhendur me piktura të mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43