LUSHNJE- Që i biri të mos emigronte, Rrapi Arapi nga Lushnja vendosi të merrte toka me qira e së bashku të provonin të prodhonin tapete bari.
Ndryshe nga bashkëfshatarët e zonës të cilët kultivonin drithëra ose kultura të tjera bujqësore, ata e panë më të arsyeshme të investonin të ardhurat në këtë drejtim.
Në këtë rrugëtim 5 vjeçar, i biri ka qenë krahu i tij i djathtë.
“Më herët kam punuar tek dikush tjetër. Tani kam 5 vite që e kam nisur vet këtë punë. Me vështirësi, bashkë me djalin arritëm këtu ku jemi sot. Emigrova në ’94 në Greqi dhe Itali. Djali donte të ikte jashtë, u detyrova dhe hapa këtë punë. Tokat i mora me qira.”, tregon Rrapi për emisionin “Një nga ne”, në Report Tv.
Kjo punë është e ngjashme me bujqësinë dhe se duhet t’i rrish tek koka, në të kundërt i gjithë mundi mund të shkojë dëm.
“Kjo punë nuk të lë të lëvizësh. Në kohën që ti nuk je aty, nuk ecën asgjë. Një kalbëzim të bjerë, ikën brenda ditës gjithë tapeti, po nuk e spërkate. Këtu ka ngelur vetëm mosha e tretë. Të rinjtë kanë ikur të gjithë, për këtë arsye ka mungesë të fuqisë punëtore. Jam detyruar të ble makineri bujqësore”, shprehet ai.
Koha më e përshtatshme për mbjellje konsiderohet muaji shtator dhe duhen 7-8 muaj punë intensive për të marrë rezultatin e duhur të tapetit.
Nga punimi i tokës tek mbjellja, spërkatja dhe vaditja, Rrapi na i tregon hap pas hapi proceset për kamerën e ‘Report Tv’. Tashmë që ka fituar eksperiencën e duhur, dëmet janë më të pakta dhe situatat e vështira i përballon më me lehtësi.
“Djali më ka ndihmuar shumë, pa ndihmën e tij nuk do isha këtu ku jam. Kemi punuar të dy fortë. Prap kemi mungesa, por avash-avash do të arrihen të gjitha. Në fillim vështirësitë ishin më të mëdha sepse njohuritë ishin të pakta. Gjatë punës mësuam dhe tani i kemi më të lehta. Kur i nxjerr frytin, kënaqësia është më e madhe”, thotë mes të tjerash.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor 2024, 18:22
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor 2024, 14:40
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker
15 Dhjetor 2024, 10:33
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!
14 Dhjetor 2024, 11:56
Respekte punetorit te ndershem.
PërgjigjuMbare ishalla. Pune e ndershme jo droge e llum!
Përgjigju"Puna të nxjerr në selamet"-thotë populli. Po të ishte ky një rast i shkëputur do ishte zhgënjyes, por fakte se rasti i këtyre, babë e bir, nuk është i izoluar, por i përhapur anë e kënd Shqipërisë, ku larmia e aktiviteteve është domethënëse, tregon se ky vend ka shpresë. Urime, dhe respekte, Rrapi Artapi, me krahë të lehta, dhe ia pafsh hajrin djersës tënde dhe të djalit.