I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se ky takim ishte koordinues për sfidat që i presin, teksa përmendi edhe situatën në veriun e Kosovës, për të cilën tha se mbetet në agjendën e tij.
Lajçak paralajmëroi për takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Ndërkohë që ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që mbeti lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës. Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinimi. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje për çështjet e Dialogut, ndamë vlerësimet e situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme.
Dhe ne gjithashtu u siguruam të përputhemi me hapat dhe përparësitë e nevojshme të ardhshme. Para takimeve të javës së ardhshme në Bruksel, jam gati të udhëtoj në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, por edhe një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet politike globale”, shkroi Lajçak në Facebook.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi: Jam optimist se ka përparime në disa tema
29 Tetor 2024, 10:10
-
Dialogu Kosovë -Serbi/ Bislimi: Takimi me Petkoviçin në Bruksel pa rezultat në tema të rëndësishme! Lajçak takime dypalëshe me kryenegociatorët
24 Tetor 2024, 18:00
-
Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme
7 Tetor 2024, 15:35
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator 2024, 13:06
-
Lajçak viziton Serbinë më 10 shtator
9 Shtator 2024, 22:36
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi
1 Shtator 2024, 14:20
-
Lajçak: Kosova dhe Serbia ende nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve mes tyre
30 Gusht 2024, 16:39
-
Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
22 Korrik 2024, 16:32
-
Këshilli i BE i zgjat mandatin, Lajçak: Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj
6 Korrik 2024, 10:07
-
Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate
30 Qershor 2024, 16:21
-
Borell pret që BE-ja të heq sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem
25 Qershor 2024, 09:37
-
Borrell konfirmon Lajçakun në detyrën si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
22 Qershor 2024, 11:42