Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për sa i përket faktit që ai nuk është lejuar të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duke thënë se deri më tani nuk është në dijeni me asnjë vendim të KQZ-së që ia ndalon kandidimin.
Ai është një ndër 47 deputetët të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë përjashtuar nga gara.
Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, siç raportojnë mediat vendase.
“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se institucionet përkatëse në vend duhet të ndjekin dëshirën e popullsisë dhe jo t’i vihen përballë atij.
“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.
KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 46 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmi kryesor:
Përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje, KQZ: I dënuar tre vitet e fundit/ Albin Kurti: Nuk jam në dijeni, do t’i prij listës së LVV-së
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kurti vizitë jashtë Kosovës, s'shkon të dëshmojë në Prokurori! Zëdhënësi për Report Tv: Gati t’i presë prokurorët në zyrë
16 Dhjetor 2024, 10:25
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
15 Dhjetor 2024, 15:29
-
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën
14 Dhjetor 2024, 16:08