'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në - Shqiptarja.com

'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në

TIRANË - Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli sot në ‘Frontline Interview’ ku deklaroi për Marsela Karapançon se protesta e 23 dhjetorit do të jenë ndër më të mëdhatë, jo vetëm për mbështetjen e Sali Berishës, por edhe për të kanalizuar mllefin e akumuluar ndër vite nga qytetarët e pakënaqur.

'Protestat pritet nga më të mëdhajat edhe për daljen e Berishës. Pjesëmarrja do jetë për këtë edhe për të inkurajuar këtë mllef këto vite. Të gjithë prisnin që Berisha të zbriste dhe ja ku është. Kemi kontaktuar jo vetëm demokratë por edhe njerëz të pakënaqur, ndihen si të lënë pas dore. Mendoj se do jetë protestë ku secili do thotë fjalën e vet.'

Korreshi theksoi se rikthimi i Berishës ka tonifikuar strukturat e partisë, duke rritur motivimin e demokratëve dhe duke rikthyer kontaktin e drejtpërdrejtë me mbështetësit:

'Më së pari ka tonifikuar strukturën. Të gjithë kanë pasur nevojë, në takimet që kemi bërë për kontaktin direkt. Na e kanë ndaluar prej një viti. Mendoj se me daljen e tij është tonifikuar edhe nga poshtë. Kryefjala ishte lirimi i liderit historik. Pa liderin nuk kishte fushatë. Të gjithë presin takimet dhe fjalimet e tij. Ne kemi, nuk ka më tubime me fjalime. Berisha ka deklaruar mosbindjen civile. Nuk do kemi më protesta klasike. Po punojmë për disa detaje. Nëse do ndodhi si në protestën e fundit, për pikat nevralgjike në Tiranë apo ecje. Nuk është definuar detaji. Po punohet. Me strukturat na lidh që të gjithë mos i lemë pa ardhur në tiranë. Dalja e Berishës mbledh më shumë njerëz. Protestat janë bërë në një orë kur është piku i daljes në Tiranë.'

Lidhur me qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe çështjen e "non gratës" ndaj Berishës, Korreshi tha se në takimet me ambasadën amerikane nuk është trajtuar kjo çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë.

'Nuk pretendojmë të lëvizim pllakat e trotuarit, pretendojmë mosbindjen civile. Për të dhënë mesazhin që mllefi është ky.

Di që shumë kolegë kanë qenë të ftuar në ambasadën amerikane. Asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur ose është thënë për non gratën. Janë bërë biseda të përgjithshme. Ambasada edhe tek fjala e saj nuk e shprehur non gratën. Berisha po e vazhdon betejën e tij për non gratën. Berisha është gur themeli i PD, por kjo nuk do thotë se pjesa tjetër nuk ekziston. Ka dhe të tjerë të larguar.'

Sa i përket marrëdhënies me Partinë Socialiste, Korreshi përjashtoi çdo marrëveshje të fshehtë, duke sqaruar qëndrimin e PD-së për kodin zgjedhor.

'Nuk ka marrëveshje me PS. Nuk ka patur kod zgjedhor. Nuk mund të merrte kosto PD të mos votonte diasporën. Së dyti për të qenë i sinqertë, ose do uleshin herës me 7500, ndërkohë që ishte dhe me numër të mbyllur 1/3. Që lejon 39 persona të tjerë. Propozimi i PD-së ka qenë me lista të hapura, rikthimi i koalicioneve si në 2009. I vetmi opsion ka qenë lejimi i votimit të diasporës këtë kemi firmosur. Mes dy opsioneve që mund të kalonte PS.'

Në përfundim, Korreshi u shpreh optimist për mbështetjen qytetare në protestat e ardhshme, duke theksuar se për PD-në, beteja do të vazhdojë deri më 11 maj.

'Ishalla mos tu lodhtë fryma për të denoncuar çdo denoncim të qytetarëve të Lushnjës. Për PD ishalla nuk i bien bateritë deri më 11 maj.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 18/12/2024 09:17

    Në dorë të kujt e lam Shqipërinë. Keni ngel aty 3 injorantë 2 palaço 5 të pangopur e kurrë mos u ngopshi. Jeni pabuksa itelektualish.

    Përgjigju
  • Niku: 17/12/2024 21:09

    Po skishti ndonje tjeter nga keta te non grates per te intervistuar... po kete gjen e trashe gjetet ky eshte komplet i trashe njesoj si djali I fariut.

    Përgjigju
  • Scutari: 17/12/2024 20:31

    Mosbindjen tregoheni me votë!! Nuk ka nevojë të na Çani trapin duke na lënë të presim rrugëve se doni të dilni ju ne tv!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit