Qytetarët në juglindje po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimit të druve për ngrohje. Aktualisht shkon 6 000 lekë për metër sterë në Pogradec dhe 7 500 lekë për metër sterë në Korçë ose 2000 lek më shumë se një vit më parë.
"Me çfarë ti marr? Ku të gjej lekët? ka vajtur 80 mijë lek metri. Me pension të marrim ilaçet apo drutë? Do ngrohemi me batanije", tha një qytetar.
"Çmimi i shtrenjtë sidomos për pensionistët. Ne i marrim çike shpejt që tanise janë me 75 mijë/'metri. Jemi të detyruar se pa dru nuk i dilet në Korçë", u shpreh një i moshuar.
"Kot sa rrojmë, po me ca të përballojmë pensionistë jemi?", tha një tjetër.
Një familje në juglindje shpenzon mesatarisht 8 metër sterë dru për ngrohje gjatë dimrit. Ndërsa ankohen se tregtarët abuzojnë me sasinë e druve.
"1 metër stere me 75 mije lek metrin. Është e rëndë! E kripur për ne, indeksimi nuk është bërë. Ishalla na ndihmon zoti të mos mbajë ftohtë, por prapë pa dru Korça nuk ia del dot, korrentin nuk e përdorim dot se u vendos limiti 800 kilovat". Nuk na japim metër stere sa duhet. Kush i kontrollon fushat e druve?", tha një qytetar
Inxhinieri i Pyjeve Gani Bego paralajmëron se gjatë dimrit çmimi pritet të rritet sërish.
"Në rritjen e çmimit ndikon transporti, po kështu ka rënie të sasisë së druve në pyje".
Mungesa e lëndës drusore është problem në gjithë vendin, ndaj zgjidhja mund të vijë vetëm nga gazifikimi.
"Nga inventari i pyjeve që ka bërë Ministria e Mjedisit kemi 1.4 milionë metër kub në vit në gjithe vendin, ndërsa shfrytëzimi tejkalon me 2.5 herë. Pra nevojiten 2.5 mln metër kub dru zjarri për gjithe popullsinë. Gjendja e pyjeve në vendin tonë nuk e plotëson nevojat për dru zjarri ndaj kompanitë e importojnë. Zgjidhja e vetme është përdorimi i gazsjellësit TAP në vendin tonë", tha Bego për Report TV.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21
Tek ne drute e zjarrit shiten te paketuar 5-6 kopace shiten 5.99 $/pakoja,pra 1$/kopacja.Ju i blini me m3 dhe tani midis shtrenjtimit te pergjithshem dhe masakres qe u keni bere pyjeve me vite te tera,pa i zevendesuar,po i vuani pasojat.Sa mire ishte kur rrinit prane sobes ne dhoma vale te nxehta,ndersa jashte binte debore e bente ftohte?!Asnje nuk mendonte se ahengut nje dite do t'i vinte fundi!
PërgjigjuPo t qifsha rracen po po kemi 12 vjet qe shteti i eksporton drute ne greqi ndekrohe qe greqia si ka prekur fare pyjet e saj dhe jo qytetaret