Mbrëmja e djeshme mund të jetë e fundit Evropiane me Liverpoolin për Jurgen Klopp. Skuadra e tij humbi 0-3 kundër Atalantës në "Anflied" dhe do ketë një detyrë shumë të vështirë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Europa League në Bergamo.
Pas ndeshjes për mediet foli Jurgen Klopp. Trajneri i të kuqve tha se italianët mbrohen mirë dhe u kanë hapur vështirësi të gjitha ekipeve.
"Atalanta po u shkakton shumë skuadrave probleme me mënyrën sesi mbrohen. Oh Zoti i madh, një ndeshje shumë e keqe sot, ishim kudo dhe askund. Ndoshta e kam gabim, por e vetmja mënyrë sesi Atalanta dilte përpara ishte fitimi i topit dhe prej andej niste aksione.
Duhet shumë disiplinë taktike për të bërë atë që bëri Atalanta. Kjo është arsyeja se pse ata fituan ndeshjen, thjesht kishin dëshirën e madhe për të fituar topin. Ata u mbrojtën dhe ne nuk u përpoqëm shumë për të luajtur, vuajtëm shumë nga mënyra sesi ata mbroheshin.
Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen atje. Të fitojmë 3-0? Nuk kam asnjë ide tani, nuk është koha për të hapur gojën dhe për t’u thënë atyre se çfarë mund t’i bëjmë ne atje", tha mes të tjerash Klopp.
Kujtojmë se në fundin e sezonit trajneri gjerman do largohet nga stoli i Liverpool.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle
14 Dhjetor 2024, 18:13
-
Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi
13 Dhjetor 2024, 09:01
-
Europa League/ Ath. Bilbao mposht 0-2 Fenerbahcen dhe 'prek' 1/8, Mourinho shpreson play-off
12 Dhjetor 2024, 11:51
-
UEFA i beson arbitrave të Superligës, vendosin drejtësi në Europa League
11 Dhjetor 2024, 09:14
-
Liverpool zyrtarisht në 1/8 e Champions League, një skuadër eliminohet me gjashtë humbje
11 Dhjetor 2024, 08:38
-
Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’
10 Dhjetor 2024, 23:05
-
Rikthehet sot Champions League, Liverpool luan në Spanjë! Real Madrid udhëton në Itali kundër kryesuesve! Leverkusen pret Interin
10 Dhjetor 2024, 10:36
-
Premier League/ Stuhia shtyn derbin Everton - Liverpool, Man. City ndalet 2-2 në Londër! Fitojnë Aston Villa dhe Brentford, Man. United mposhtet 2-3 në shtëpi
7 Dhjetor 2024, 16:00
-
Armando Broja rikthehet pas 7 muajsh, Everton fiton 4-0! Man. City ‘shkelmon’ krizën me tre gola, Liverpool 3-3 mes dramës! Arsenal thyen 2-0 Man. United, Chelsea me hapa kampioni
5 Dhjetor 2024, 08:31
-
GOLAT/ Liverpool mposht 2-0 Man. Cityn dhe 'arratiset' në krye të Premier League! Chelsea fiton 3-0 kundër Aston Villas, United argëtohet dhe mposht me katër gola Evertonin
1 Dhjetor 2024, 16:32
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor 2024, 15:59
-
Europa League/ Lazio barazim kualifikimi, në 1/16 edhe Bilbao e Frankfurt! Man. United fiton me përmbysje, Tottenham dhe Roma barazojnë 2-2
29 Nëntor 2024, 08:26