OBSH kërkon 'qasje të plotë' nga Kina për të përcaktuar origjinën e COVID-it
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Pekinit që të ofrojë më shumë informacione për origjinën e sëmundjes COVID-19.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha për Financial Times se është i gatshëm të dërgojë një ekip të dytë për të hulumtuar origjinën e pandemisë COVID-19.
“Ne po i bëjmë presion Kinës që të japë qasje të plotë dhe ne po u kërkojmë shteteve që ta ngrenë këtë çështje gjatë takimeve të tyre dypalëshe, pra t’i bëjnë thirrje Kinës që të bashkëpunojë”, tha ai.
Komentet e shefit të OBSH-së vijnë në kohën kur autoritetet shëndetësore dhe kompanitë farmaceutike në mbarë botën po përditësojnë vaksinat e tyre për të luftuar variantet e reja të koronavirusit të cilat janë shfaqur.
Ghebreyesus për një kohë të gjatë i ka bërë presion Kinës që të ndajë informacione lidhur me origjinën e COVID-19, duke thënë se derisa kjo të ndodhë, nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë.
Virusi u identifikua fillimisht në qytetin kinez Vuhan në dhjetor të vitit 2019. Shumë dyshojnë se virusi u shpërnda nga kafshët e gjalla që gjendeshin në tregun e Vuhanit. Virusi më pas u përhap në mbarë botën, duke vrarë pothuajse 7 milionë persona./Rel
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor 2024, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor 2024, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor 2024, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor 2024, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator 2024, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator 2024, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht 2024, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht 2024, 15:16
-
Lufta në Gaza/ Borrell: S’ka unanimitet për sanksionet ndaj ministrave izraelitë! OBSH: Marrëveshje për pauza për vaksinimet kundër poliomielitit
29 Gusht 2024, 22:14
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht 2024, 21:13